osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kush është “specialisti” Ermal Beqiri: Njeriu që rrëzoi videon Meta-Prifti dhe aferat e errta të tij pas këtij “nderi” si shpërblim!

Kush është “specialisti” Ermal Beqiri:  Njeriu që rrëzoi videon Meta-Prifti dhe aferat e errta të tij pas këtij “nderi” si shpërblim!

 

Në Shqipëri nuk ndodhin vetëm çudira, por ndodhin edhe nga ato që dikur u thoshin thagma, në fakt shteti shqiptar duket se po bie në gjunjë dhe qeveria është marrë peng dhe po keqpërdoret nga një kapobandë i përfshirë në mjaft skandale në Shqipëri. Bëhet fjalë për Ermal Beqirin, i cili është eksperti që në Gjykatën e Lartë, rrëzoi videon e korrupsionit Meta-Prifti. Ata që nuk e njohin, le ta shikojnë tek fotoja e dytë. Meta-Prifti, amerikanët dhe FBI përgatiten një material që e çonte pas prangave ish-kryeministrin dhe ish-kreun e LSI-së, për të shpëtuar u gjet një zgjidhje tjetër.

 

U bë riekspertimi i videos. Këtë herë jo nga amerikanët, por nga Ermal Beqiri, Ardian Pollo etj. Ata që nuk e njohin le ta shikojnë. Është njeriu që shoqëronte Spartak Brahon, kur ky i fundit hynte tek tatimet në vitin 2014, kur u fshi serveri i të dhënave të tatimeve. Personi që shkon nga pas Spartak Brahos, është Ermal Beqiri.

Më pas për disa kohë, drejtor i IT-së, në hipotekë. Një shpërblim që vinte nga LSI dhe Ilir Meta. Në një investigim të bërë nga shqiptarja.com, rezultoi se Ermal Beqiri fshihej pas “Soft&Solution”, dhe i jepte tendera vetes së vet kur ishte drejtor. Ata që nuk e njohin ndoshta janë shumica e shqiptarëve por nuk është anonim, është personi i skandaleve të firmës së byzylykëve në Ministrinë e Drejtësisë. Njeriu i cili ndodhet në hetim nga prokuroria, sepse byzylykët nuk çoheshin tek Ministria e Drejtësisë. Ish-ministri i PD, Gazmend Bardhi e kallëzoi penalisht.

 

Dosja me “qetësi, dashuri dhe para” u mbyll nga prokuroria, nuk ka si shpjegohet ndryshe vendimi i gjykatës i 28 dhjetorit, i cili urdhëronte prokurorinë të hapte dosjet, këtë herë jo nga një ministër i PD, por nga ministrja e re e Drejtësisë e cila kërkonte të çonte deri në fund hetimin për skandalin e korrupsionit të byzylykëve në këtë ministri. Pa folur pastaj për faktin se nuk punonte aspak mbikqyrja dhe shërbimi i provës, prej disa kohësh u ka kërkuar gjykatave të mos japin vendime me mbikëqyrje elektronike.

Ky është një akt kriminal dhe një papërgjegjshmëri totale, abuzim financiar, korrupsion si dhe keqpërdorim i strukturave të shtetit. Mosfunskionimi i byzylykëve do të thoshte se një kriminel e vendoste atë tek këmba e një tavoline apo krevati, dilte bënte një vrasje dhe kthehej përsëri në shtëpi. Pra mosfunksionimi ishte pa asnjë dyshim alibia më e mirë për një kriminel apo një person tjetër. Dhe këtë e garantonte vetë shteti. Dikur mjeshtër i Ilir Metës duket se po kalon në tepsinë e Edi Ramës dhe të pushtetit socialist.

 

Edhe pse nën hetim nga Prokuroria dhe me kaq shumë skandale, “Soft&Solutions”, firma pas të cilës fshihet Ermal Beqiri, ka mundur të sigurojë tendera me prokurim të drejtëpërdrejtë, të cilat i përkasin edhe pas informacionit të klasifikuar.

Në një investigim të bërë nga CNA (CityNeësAlbania) rezulton të jetë paguar me shuma qindra milion lekë pa kryer ende punën dhe këtë në një nga isntitucionet më të rëndësishme shtetërore, pra është shpallur fitues me prokurim të drejtpërdrejtë, të gjithë dokumentat zyrtare flasin se puna ka filluar gjashtë muaj më pas.Skandal me serverin e tatimeve, skandal me videon Meta-Prifti, skandal si drejtor IT në Hipotekë, skandal me tenderin e byzylykëve.Në një rast të ngjashëm, një fitues pasi siguron garën i ofrohet 100% e vlerës së tenderit vetëm për tu tërhequr dhe për të mos hyrë në rrethin dhe sistemin që e kontrollonte dikush tjetër.

Njeriu i skandaleve po kërkon të futë duart dhe të ketë nën kontroll të dhënat e shqiptarëve, gjendjen civile të tyre. A mund t’i jepen njeriut të kaq e kaq skandaleve detajet dhe të dhënat tona, të cilat janë konfidenciale dhe të pacënueshme?Ermal Beqiri kërkon të fusë në kthetrat e tij Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, për ta vënë në shërbim të Ilir Metës, për të falsifikuar listat e zgjedhësve, dhe ashtu siç tha se video Meta-Prifti nuk ekziston, nuk do të ekzistojnë të dhënat për shqiptarët dhe për fëmijët e tyre. Nga dje, Ermal Beqiri me disa media periferike dhe duke goditur në rrjetet sociale po kërkon të intimidojë KPP-në dhe të fusë nën kthetrat e tij me presion këtë institucion.Për të tashmë gara është e fituar sepse ka dhënë një vlerë më të ulët, por kjo nuk mjafton pasi në ministrinë e Brendshme është zhvilluar një tender korruptiv dhe mjafton të bësh një shëtitje në korridoret e këtij institucioni dhe të gjithë të flasin me emra se kush janë personat e përfshirë në një skandal që kërkon të fshihet pas shumava të parave.

Duart e Ermal Beqirit po futen në shtëpitë tona, përtej korrupsionit, akuzave, duarve të futura në xhepa duke i mbushur apo zbrazur ato, po ndodh një skandal.Duke u bërë palë me drejtorë të korruptuar në Policinë e Shtetit, me këshilltarë të korruptuar ministrash, drejtues të lartë të Administratës Shtetërore, deri tek njerëz besnik të Edi Ramës, njeriu i skandaleve i cili ndodhet nën hetim nga Prokuroria tani po hyn në shtëpitë e çdo shqiptari dhe po kërkon të vendosë nën kontroll dhe të ketë në duart e tij të dhënat e shqiptarëve.

Skandalet e mësipërme, në një vend europian do të mjaftotnin që prokuroria të hapte të tjera hetime dhe firma dhe drejtues të përfshirë në skandale, jo vetëm ti procedonte penalisht, por asnjëherë të mos i lejonte të bëheshin pjesë e bashkëpunimit me shtetin. Por në Shqipëri sa më shumë skandale të kesh, aq më shumë miq gjen në administratë dhe kthen përmbys me shpifje dhe propagandë të vërtetën, megjithëse kapobanda nuk mund të fshihet pas gishtit, as pas Ilir Metës, as pas atyre që i shërbejnë.Skandalet si këto që përmendem e shumë të tjera, ashtu si me tenderin e byzylykëve do ti çohen prokurorisë, jo për të dënuar thjeshtë njeriun e skandaleve, por për të treguar se Shqipëria duhet të shpëtohet një herë e mirë nga kanceri i korruspionit./CNA.al