jë ndërtesë monumentale me arkitekturë mbresëlënëse qëndron e boshatisur prej vitesh në autostradën pranë Mercedes-Benz në Kashar, Tiranë.
Kreshnik Spahiu, një figurë e njohur publike, ka ndarë një postim në rrjetin social Facebook, duke ngritur pikëpyetje mbi këtë godinë madhështore që vazhdon të mbetet pa aktivitet.
Në postimin e tij, Spahiu pyeti: “Pse kjo godinë madhështore në autostradë rri bosh…?”, duke tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve dhe ndjekësve të tij.
Kjo ndërtesë është ndërtuar nga Besim Eishani, shqiptarë nga Kosova me banim dhe shtetësi sllovene. Eishani e ndërto këtë godin gjigande për ndërtesën e Bursës shqiptare, gjë që nuk u reallizua kurrë.
Nga menyra si është konceptuar dhe ndërtuar pjesa e brëndëshme e godinës ku do gumuzhinin zërat nga pazaret e “brookerave” dhe shitësve dhe blerësve të aksioneve të kompanive të ndryshe kjo ndërtesë është shumë vështirë të adoptohet për aktivitete tjera, ndaj zoti Eishani prit që Bursa shqipyre të hapet. /Ekskluzive.al