Elvin Gokaj për të cilin vettingu dy vite më parë vendosi kthimin me një vit në shkollën e magjitsraturës për shkak të problemeve me profesionalizmin i jepen çeshtje të rëndësishme, duke u bërë pjesë SPAK në kundërshtim me ligjin.
Shqyrtimi në Kolegj i çështjes së prokurorit të Apelit të Shkodrës, Elvin Gokaj u çel më 6 tetor, pas ankimit të dyfishtë që iu bë vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nga komisioneri Darjel Sina dhe vetë subjekti.
Në shkallë të parë, Gokaj u pezullua nga detyra për 1 vit me kushtin e ndjekjes së trajnimit të detyrueshëm pranë Shkollës së Magjistraturës –vendimi i parë në zbatim të nenit Ë të Kushtetutës që parashikon masë disiplinore për kriterin e aftësive profesionale.
Gjatë procesit të zhvilluar në Kolegj, komisioneri Sina pretendoi se prokurori Gokaj nuk kishte pasur mundësi financiare për shlyerjen e këstit të parë në blerjen e një apartamenti si dhe ngriti dyshime mbi disa llogari bankare në emër të vjehrrës dhe nënës së bashkëshortes së tij. Ndërsa Gokaj e kundërshtoi analizën financiare si të pasaktë dhe deklaroi se llogaritë bankare nuk i përkisnin atij apo bashkëshortes.
Pas aprovimit të kandidaturës së tij në SPAK Prokurori u shkarkua nga detyra nga Apeli i administratives ku vendimi mori formë të prerë, por një vendimi të marrë nga Gjykata e Lartë ka rrëzuar vendimi i Apelit Administrativ, i cili e kishte konsideruar të parregullt zgjedhjen e prokurorit.
Gjykata e lartë prishi vendimin e apelit administrativ dhe ktheu çështjen për rigjykim për shkelje të rënda procedurale për prokurorët e SPAK dhe ai u rikthye në detyrë..
Kujtojmë se me një vendim të datës 27 maj 2022 Gjykata Administrative e Apelit shpalli të pavlefshëm vendimin për renditjen e 3 garuesve dhe emërimin dy prokurorëve Gogaj dhe Shehu.
Mirëpo Gjykata e Apelit Administrativ ka nënvizuar se vendimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është i padrejtë.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë reagoi menjëherë pas këtij vendimi dhe deklaroi se do ta ankimontë atë në Gjykatën e Lartë.
Prokurorja Muhametaj kërkoi shpalljen nul të emërimit të Elvin Gokaj ne SPAK, pasi sipas saj pikëzimi është dhënë pa meritë.
Lidhur me procedurën e emërimit janë shkelur procedura dhe vendimmarrjet e marra e KLP-së janë dhënë në konflikt interesi. Gjithashtu sipas saj ka pasur shkelje kushtetuese, në emërimin dhe mos marrjen e pikëve të plota. Kërkoj rihapje të garës dhe një vendimmarrje nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë deklaronte prokurorja. /Ekskluzive.al