Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri Erjon Braçe e kanë akuzuar publikisht pak ditë më parëprokurorin Arjan Ndoja për lidhje me grupe k.riminale.
Më 3 tetor, nga salla e Kuvendit, kryeministri Edi Rama foli për një prokuror që bashkëpunon me bandat e i bën presion drejtuesve të administratës.
“Sa kohë kam që e them, këto kanë vënë pasuri marramendëse. Me çfarë i bërë zotrote, faturat e bixhozit në Monte Karlo. Nuk është pushim nga puna vetting por do të hetohet.
Sot është prokuror dhe punon për organizatat k.riminale dhe u bën shantazh nënpunëzve të shtetit. Nuk a.rreston qeveria, a.rreston drejtësia dhe procesi i një drejtësie që a.rreston është ky që po bëjmë“, do të shprehej Rama.
Ndonëse kryeministri nuk bëri publik emrin e prokurorit, ai u identifikua një ditë më pas nga zv.kryeministri Erjon Braçe, i cili e akuzoi Ndojin për bashkëpunim me bandat k.riminale.
“Dyshoj shumë, që akuza (ndaj Liridon Pulës, drejtor i Kadastrës në Durrës) jo vetëm është e paprovuar por ka edhe lajthitje ligjore.
A e kuptoni në çfarë shkelje kushtetuese është ky prokuror (Arjan Ndoja)? Reforma në drejtësi duhet të marrë përpara këtë psillëk zhuli”, u shpreh Braçe.
Një javë më pas, emri i Arjan Ndojit u rikthye sërish në sallën e Parlamentit, kur kryeministri e përfshiu në të ashtuquajturin “grupi kap çfarë të kapësh” (KÇK).
“Këtë grupin KÇK, ky Parlament duhet ta shpallë grup në kërkim. Duhet ta shpalli në kërkim me çdo mënyrë duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu.
Është e kote t’i bëjmë njëri tjetrit predikime dhe nga tryezat e opozitës të ngrihemi të fajësojmë qeverinë dhe nga tryeza e qeverisë të justifikohemi.
Porcesi i vetting-ut do të vazhdojë për disa vjet, por ne nuk duhet të lejojmë që prokurorë dhe gjyqtarë si ata të Durrësit të vazhdojën të bëjnë kërdinë çdo ditë”, theksoi Rama.