Vrasja e gazetares investiguese malteze Daphne Caruana Galizia dy vite më parë, ka marrë përmasa ndërkombëtare, për shkak se janë involvuar në vendosjen e bombës në makinën e saj dhe mafia ballkanike e lidhur me politikën respektive.
Policia deri më tani ka identifikuar 4 vëllezër, të cilët janë të njohur në botën e krimit maltez, si pjesë e rrjetit pas vrasjes së gazetares Galizia, referuar raportit të organeve ligjzbatuese malteze.
Raporti thotë se policia dyshon se vëllezërit kanë kryer disa krime transnacionale, përfshirë edhe kontrabandën e cigareve, dhe se kanë pasur një sponsor të fuqishëm politik në një nga vendet e Ballkanit, për shkak se Galizia kishte rënë në gjurmët e parave të depozituara në Qipro.
Policia malteze e asistuar fort nga organet ligjzbatuese britanike e të SHBA shprehet se vrasësit e dyshuar kanë kontakte të forta brenda nëntokës kriminale shqiptare.
Madje në të vërtetë organet ligjzbatuese malteze dhe partnerët e saj europianë, amerikanë dhe britanikë po hetojnë nëse pajisja eksplozive që shkaktoi shpërthimin e bombës të vendosur në makinën e gazetares kishte origjinën nga Shqipëria.
Mësohet se hetimet janë orientuar drekt vendit ballkanik, dhe ka dyshime se familja vrasëse e pajtuar për të vrarë gazetaren, mund të ketë punuar drejtpërdrejt me një “ndërmjetës”, i cili ka vepruar si bashkëpunëtor. Ndërsa në krim dyshohet të jetë përfshirë një “biznesmen i madh” pranë një politikani të rëndësishëm shqiptar, i cili ishte vënë në hetimin e gazetares.
Mësohet se në gjurmët e parave të pista të politikës shqiptare që depozitoheshin në bankat e Qipros, gazetarja malteze kishte rënë që herët, teksa kishte studiuar disa transaksione, mes të cilave dhe ato të biznesmenit serbo-boshnjak, Damir Fazlliç.
Pikërisht duke gjurmuar këto transaksione, pastrimin e parave me këtë biznesmen, dhe duke i krahasuar me ato të kontrabandës së cigareve në Malin e Zi, gazetarja Galizia kishte interferuar në bankat me “marzh” të lartë parajse fiskale të Qipros, duke zbuluar llogaritë e politikanëve shqiptarë, të të gjitha krahëve të politikës.
Teksa bankat e Qipros shpallën disa herë humbje në aktivitetin e tyre, duke prekur dhe llogaritë bankare të politikanëve shqiptarë, një skenar ky i këtyre bankave për të hequr ”qafe” klientët problematike, humbja e madhe e parave depozitë bëri që politikanët e korruptuar në Shqipëri të sponsorizonin heqjen “qafe” të gazetares së bezdisshme malteze.
Organet ligjzbatuese malteze, në bashkëpunim dhe me FBI-në amerikane dhe britanikës, po hetojnë në mënyrë intensive pistën shqiptare të vrasjes së gazetares Daphne Caruana Galizia.
Deri më tani është zbuluar vetëm se sponsori ka qënë një politikan shqiptar, i mbështetur fort nga një biznesmen afër tij, si dhe ekspozivi i vendosur në makinën e gazetares e ka origjinën nga veriu i Shqipërisë./PAMFLETI