osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kush është “Niku i Lali Erit” dhe i Antimafias Italiane?! Ja reagimi i biznesmenit për përgjimet

Kush është “Niku i Lali Erit” dhe i Antimafias Italiane?! Ja reagimi i biznesmenit për përgjimet

Ditën e sotme u botuan në media, disa përgjime të Antimafias Italiane, të cilat hedhin dyshime mbi mënyrat se si mafia italiane (Ndrangheta) arrin të depërtojë në procesin e lejeve të ndërtimin në Bashkinë Tiranë të drejtuar nga Erion Veliaj. Në këto përgjime përmendet një emër shqiptar, Niku, si personi i cili ka aksesin e duhur për të garantuar leje pranë Bashkisë Tiranë, nëpërmjet një pagese nën dorë.

Burime pranë PS-së për MCN TV deklarojnë se “Niku” është shtetasi Besnik Halili, biznesmen në disa sektorë, kryesisht në sektorin e furnizimit me oksigjen të rrjeteve spitalore. Besnik Halili zotëron 100% të kuotave të shoqërisë NCI sh.p.k. si dhe përfaqësues i shoqërisë GTS-Gazra Teknike Shqiptare sh.p.k. ku aksioner i vetëm është shoqëria italiane Sol s.p.a., e cila përmendet dhe në përgjimet e rrjedhura sot në media.

Besnik Halili njihet në qarqet e politikes shqiptare dhe si i shoqi i Luneda Sufalit, ish drejtoreshë e AMLF në periudhën e sulmit të “fundit të marrëzisë” 2013-2015, sot drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror, me rol aktiv dhe në përpjekjet e qeverisë për të luftuar pandeminë Covid-19. Besnik Halili ka dhe një profil në Linkedin ku deklaron se zotëron shoqërinë Global Technology Services LLC me seli në Dubai… shkruan MCN TV.

Ndërsa disa ditë më parë, Ora News botoi disa pjesë përgjimesh të realizuara nga Antimafia Italiane në kuadër të operacioneve të zhvilluara në Itali. Në këto përgjime janë përmendur disa emra në biseda telefonike, dhe ndër të tjera përmendet emri “Niku”, i cili është z. Besnik Halili, i shoqërisë GTS-Gazra Teknike Shqiptare sh.p.k.. I kontaktuar sot, z. Halili u shpreh për MCN TV në lidhje me lajmet e këtyre ditëve të fundit.

Z. Halili, emri juaj është përmendur në përgjimet e dala në media gjatë javës së shkuar. Cili është roli juaj në to?

Unë refuzoj në mënyrë absolute ndonjë rol në to. Jam përmendur nga të tjerë, por për sa më përket, mund të them se vetëm po hidhet baltë dhe po spekulohet me emrin tim.

Z. Halili, përse thoni spekulime?

E ndiej të domosdoshme të sqaroj opinionin publik mbi këto trillime, që bëhen veçse për qëllime politike, sepse nuk ekziston asnjë lidhje mes emrit tim dhe personazheve të politikës. Në fakt mund të shtoj se nuk kam asnjë marrëdhënie pune apo miqësie me emrat e përmendur. Unë jam inxhinier dhe sipërmarrës në sektorë të ndryshëm. Që prej vitit 1996 mbuloj pozicionin e drejtorit të Shoqërisë GTS sh.p.k., pjesë e multinacionales italiane Sol Group, kuotuar në bursë dhe prezente në 29 vende të botës. Ne jemi furnizuesi kryesor qysh prej vitit 1996 i spitaleve publike dhe private në vend, dhe dua të shtoj që për këtë jam dhe personalisht krenar, sidomos për shërbimet e kryera gjatë pandemisë, ku shërbimi nuk u ndal asnjë moment. Jam krenar dhe për mbështetjen e grupit, dhe ritheksoj, operojmë në tregun shqiptar si furnizuesi kryesor në disa dekada.

Por në fakt, emri juaj përmendet dhe në lidhje me lejet e ndërtimit të Bashkisë së Tiranës.

Refuzoj kategorikisht çdo akuzë në këtë sens. Unë kurrë nuk jam marrë me ndërtim dhe asnjëherë nuk kam patur asnjë marrëdhënie biznesi me Bashkinë e Tiranës. Por gjithashtu as shoqëria që unë drejtoj nuk ka patur asnjë marrëdhënie me Bashkinë e Tiranës, sepse e tillë është natyra e punës që ne realizojmë. Nuk kemi patur asnjë rol në ndërtime të asnjë lloji.

Z. Halili, a i keni njohur dhe a keni biseduar ju me personat që janë përgjuar nga Antimafia Italiane?

Marrëdhënia ime e biznesit me z. Gallo ka qenë zero. Nuk ka asnjë aktivitet me shoqërisë që unë drejtoj dhe biznesit apo bizneseve të z. Gallo. Kam patur oferta në lidhje me produktet që z. Gallo tregtonte, por që nuk janë realizuar. Kaq. Asgjë më shumë, asnjë biznes apo kontratë nuk na lidh. Çdo njeriu që merret me biznes mund t’i rastisë rëndom të diskutojë me sipërmarrës të huaj ose vendas, dhe unë nuk i paragjykoj ata. Kjo nuk më bën as ortak me ta e as më tepër bashkëpunëtor të aferave të tyre. Madje dhe oferten për veshje pune, arsye për të cilën e njoha, nuk e pranuam. Kaq janë faktet, të tjerat veçse spekulime.