Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Opinion”, ka folur për aksionin e sotëm në qytetin e Sarandës. Ajo tha se nëndrejtori i spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj ishte një anëtar aktiv i b.andës, që akuzohet për t.rafikim të k.anabisit.
“Janë tetë të a.rrestuar. Zyrtarët e Prokurorisë së K.rimeve të Rënda thonë që do jenë më shumë. Nëndrejtori i Spitalit është anëtar aktiv i b.andës, nga burimet thonë që merrej me t.rafik d.roge dhe ka përgjime disa mujore të realizuara nga Prokuroria e K.rimeve të Rënda.
Nesër Prokuroria dhe Policia do të kenë një konferencë të shtyp. Flitet për një t.rafikim në sasi të mëdha k.anabisi. Në këto momente, aksioni është ende në vijim. Po bëhen kontrolle banesash, ka kontrolle shtëpish”, u shpreh Lala.
Deri më tani janë zbuluar identitetet e pesë personave të ndaluar Adrian Xhibro, Florenc Llanaj, Edvin Xhibro, Mikel Jorgji, Armando Zholi.
Policia nuk ka dhënë detaje zyrtare, por sipas burimeve mësohet se grupi hetohej prej kohësh për veprimtari në t.rafikun ndërkombëtar të d.rogës.