Këngëtarja Fjolla Morina është a.rrestuar nga policia në pikën kufitare të Morinës për akuzën e trafikut të a.rmëve.
Burime zyrtare nga policia lokale bënë me dije se mjeti me të cilin udhëtonte 34-vjeçarja dhe dy persona të tjerë u ndalua në pikën kufitare.
Nga kontrollet janë gjetur dy a.rmë zjarri, një në çantën e këngëtares dhe tjetra në bagazhin e mjetit tip “Audi”.
Ndalimi
Policia njoftoi se “si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, bazuar edhe në informacionet e marra nga Policia K.riminale e DVP Kukës, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip ‘Audi’, me drejtuese shtetasen Fjolla Morina, 34 vjeçe, e cila udhëtonte me shtetasit F.M., dhe F.S..
Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së shtetases Fjolla Morina, Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një a.rmë zjarri tip ‘Zoraki’, me 23 fishek. Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një p.istolet në dukje e dyshuar lodër cakmak.”
Në përfundim të veprimeve hetimore, Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe N.arkotikëve në DVP Kukës, bënë a.rrestimin në flagrancë të shtetasve;
Fjolla Morina, 34 vjeçe, banues në Prishtinë, Kosovë
F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë
F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë
A.rrestimi i tyre u bë për veprën penale “Trafikimi i a.rmëve dhe i m.unicionit”, njoftoi policia, ndërsa shtoi se, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.