Kristale Ivezaj-Rama është gruaja e kryetarit të ri të Prishtinës, Përparim Rama. Ajo është themeluese e “The Balkan Artists”, që është një burim novator i artit me bazë në Londër, galeri dhe platformë online, e cila promovon dhe mbështet artistët nga Ballkani.
Ivezaj-Rama është gjithashtu nismëtare e “Even Ëalls Have Ears”, një projekt i pavarur që ndan tregimet e dorës së parë të diktaturës së Shqipërisë nga vitet 1944-1991, që lidh brezat përmes tregimit dhe artit.
Çifti janë prindër të tre fëmijëve: Arrës, Tigrit dhe Bronit dhe jetojnë familjarisht në Londër të Mbretërisë së Bashkuar. Të paktën deri më tani, pasi tashmë ata janë transferuar në Prishtinë.
Kristala, përveç karrierës së saj, ka përkrahur vazhdimisht Përparim Ramën, pasi është shfaqur në çdo takim të tij gjatë fushatës.