Hetimet e SPAK dhe Anti-Mafias janë zgjeruar në Shqipëri në kuadër të operacioni ‘Shpirti’.
Burime bëjnë me dije se i dyshuar si pjesë e grupit është edhe një gazetar shqiptar, që lobonte për llogari të aktivitet kriminal të të arrestuarve.
Që do të thotë, gazetari paguhej nga grupet kriminale për të fshehur parcelat e tyre me kanabis dhe për të denoncuar të kundërshtarëve të tyre.
Gjithçka është zbuluar nga ‘i penduari’ i drejtësisë, i cili ka folur dhe ka rrëfyer gjithçka, mirëpo ka edhe përgjime.
Nga përgjimet e SPAK e Anti-Mafias rezulton se mes pjesëtarëve te grupit kriminal flitet për pagesa të konsiderueshme në euro që do paguhej në emisione dhe për gazetarët.