osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kush është Ermal Beqiri?! Njeriu që rrëzoi videon Meta-Prifti që mori tendera nga “tepsia” i kamufluar

Kush është Ermal Beqiri?! Njeriu që rrëzoi videon Meta-Prifti që mori tendera nga “tepsia” i kamufluar

Ermal Beqiri eksperti që në Gjykatën e Lartë, rrëzoi videon e korrupsionit Meta-Prifti. Ata që nuk e njohin le ta shikojne. Është njeriu që shoqëronte Spartak Brahon, kur ky i fundit hynte tek tatimet në vitin 2014, kur u fshi serveri i të dhënave të tatimeve. Personi që shkon nga pas Spartak Brahos, është Ermal Beqiri

Më pas për disa kohë, drejtor i IT-së, në hipotekë. Në një investigim të bërë rezultoi se Ermal Beqiri fshihej pas “Soft&Solution”, dhe i jepte tendera vetes së vet kur ishte drejtor. Ata që nuk e njohin ndoshta janë shumica e shqiptarëve por nuk është anonim, është personi i skandaleve të firmës së byzylykëve në Ministrinë e Drejtësisë. Njeriu i cili ndodhet në hetim nga prokuroria, sepse byzylykët nuk çoheshin tek Ministria e Drejtësisë. Ish-ministri i PD, Gazmend Bardhi e kallëzoi penalisht.

Dosja me “qetësi, dashuri dhe para” u mbyll nga prokuroria, nuk ka si shpjegohet ndryshe vendimi i gjykatës i 28 dhjetorit, i cili urdhëronte prokurorinë të hapte dosjet, këtë herë jo nga një ministër i PD, por nga ministrja e re e Drejtësisë e cila kërkonte të çonte deri në fund hetimin për skandalin e korrupsionit të byzylykëve në këtë ministri. Pa folur pastaj për faktin se nuk punonte aspak mbikqyrja dhe shërbimi i provës, prej disa kohësh u ka kërkuar gjykatave të mos japin vendime me mbikëqyrje elektronike.

Por le të kthehemi tek tenderat që ka perfituar nga ajo kohë e deri sot
Në kohën kur Ermal Beqiri ka qenë drejtor informatik i Zyrës së Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme (ZRPP), shoqëria Soft & Solutions, e lidhur me të, ka fituar mjaft tendera nga vetë ZRPP. Kjo është si të thuash se Ermal Beqiri ishte drejtues i një zyre, që i jepte punë publike një ndërmarrjeje të lidhur me të.

shoqëria Soft & Solutions, zyrtarisht në pronësi të Arjola Koromanit, në të vërtetë është e lidhur drejtpërsëdrejti me Ermal Beqirin, ekspert informaticien, ish-profesor pranë Universitetit Kristal, që ka arritur suksesin profesional në sajë të lidhjeve me politikën dhe që, pas zgjedhjeve të vitit 2013, u emërua drejtor informatik i ZRPP-së.

Nga ky pozicion, Beqiri ka patur në dorë personalisht të gjitha garat për furnizimin e materialeve apo produkteve informatike që nevojiteshin për punën e Hipotekave shqiptare. Përpara se të mbulonte këtë detyrë të rëndësishme në administratën publike, Beqiri ka qenë një ndër tre ekspertët e gjykatës, që çmontoi besueshmërinë e videopërgjimit të bërë nga Dritan Prifti kundër Ilir Metës, një ekspertizë kjo, vendimtare për shpalljen të pafajshëm të Metës nga Gjykata e Lartë.

Pas fitores së qershorit 2013 nga koalicioni PS-LSI, Beqiri u mor edhe si konsulent i qeverisë për hetimet e brendshme mbi skandalin e serverit të Tatimeve. Detyra delikate këto, për të cilat më pas u shpërblye me emërimin si drejtor informatik i Hipotekave.

Ndërkohë, një bashkëpunëtore e Ermal Beqirit, Arjola Koromani, kishte krijuar shoqërinë informatike Soft & Solutions, e cila deri në vitin 2014 llogariste një xhiro prej vetëm 10 milionë lekësh në vit. Por, pas emërimit të Beqirit në Hipotekë, puna ecën ndryshe.

Më 17 gusht 2015 Soft & Solutions fiton nga ZRPP një garë me vlerë 3.894.000 lekë për blerjen e disa software-ve: në garë janë edhe dy ndërmarrje të tjera, por natyrisht atë e fiton Soft & Solutions.

Më 28 gusht Soft & Solutions fiton një garë të dytë nga ZRPP, në bashkëpunim me një ndërmarrje tjetër, me një vlerë prej 9 milionë lekësh.

Më 14.12.2015 fiton një garë të tretë, gjithnjë të shpallur nga ZRPP, me një vlerë prej 3.250.000 lekësh për blerje software-sh: në garë është edhe një subjekt tjetër, që ofron çmim më të ulët, por natyrisht është Soft & Solutions ajo që fiton.

Por më 22 dhjetor 2015 shënohet goditja e parë e madhe: Soft & Solutions bashke menje firme tjetër fiton nga ZRPP një garë të katërt, me vlerë 26.579.000 lekë. Këtu, pak a shumë siç ndodhi me 300 byzylykët që duhej të dorëzoheshin brenda një afati rekord prej dy javësh, në shpalljen e garës saktësohej që dorëzimi i një moduli të posaçëm dixhital duhej të bëhej “brenda 31 dhjetorit”, domethënë tetë ditë pas mbylljes së garës, në kulmin e festave të fundvitit. Edhe për këtë nuk ka konkurrentë të tjerë dhe Soft & Solutions fiton me një skonto prej vetëm 87 mijë lekësh.

Vetëm në këta katër muaj të vitit 2015, Soft & Solutions fitoi, nga zyra që drejtohej prej Ermal Beqirit, tendera me një vlerë të përgjithshme katër herë më të madhe se e gjithë xhiroja e deklaruar nga shoqëria në bilancet e vitit 2014. Por edhe atëhere, po ta shohësh me kujdes, të ardhurat më të mëdha ndër punët publike të kryera vinin nga Universiteti i Tiranës, ku kishte punuar në të kaluarën Ermal Beqiri dhe ku, si pasojë, ruante kontakte me leverdi, shkruan Shqiptarja.com.

Konflikti i interesit në këto katër tendera të ZRPP-së është jashtëzakonisht i madh.

Arjola Koromani, pronare me letra e Soft & Solutions, në fakt është e lidhur drejtpërsëdrejti me Ermal Beqirin, të cilit i ka shërbyer edhe si përfaqësuese ligjore.

Pranë selisë së Soft & Solutions në adresën rruga Hoxha Tahsim, nr. 2, kati 2 në Tiranë, është regjistruar edhe shoqëria Forensic Lab, që më parë ishte e regjistruar me seli pranë zyrave të Ermal Beqirit. Dhe në parkimin e rezervuar për Soft & Solutions, para selisë së shoqërisë, parkohet gjithnjë Mercedesi i Ermal Beqirit dhe i askujt tjetër, pikërisht siç i lejohet një pronari.

Një lidhje kaq e ngushtë kjo, sa të bën të dyshosh se Ermal Beqiri është pronari i vërtetë i shoqërisë, të cilës, në cilësinë e drejtorit informatik të ZRPP, duhet t’i ketë dhënë si fituese tenderat e veta.

Biznesi mes Soft & Solutions dhe ZRPP mund të ketë qenë edhe më i madh se kaq. Në vitin 2016 ZRPP hap garë me vlerë 296 milionë lekë (të reja), gati 2.5 milionë euro, për dixhitalizimin e 51 shërbimeve të hipotekave.

Gara fitohet nga një grup subjektesh, emri i të cilëve nuk u bë asnjëherë publik, me përjashtim të njërit prej tyre, ATD shpk, i vetmi subjekt për të cilin jepen të dhëna në buletinin zyrtar të Agjencisë së Prokurimit Publik, si ndërmarrja përfaqësuese e tyre.

APP zakonisht publikon informacionet që i jepen nga institucioni i cili drejton garën, që në këtë rast është ZRPP. A mos vallë ZRPP, domethënë Ermal Beqiri, ka sjellë të dhëna jo të plota për të fshehur praninë e Soft & Solutions mes shoqërive fituese? Ligji detyron të bëhen publike të gjithë emrat e shoqërive fituese, por këtë herë APP nuk e ka vënë re këtë harresë të rëndë. Duhet theksuar se për këtë nuk ka prova, por megjithatë dyshimet janë të forta.

Nga ana tjetër, që biznesi i Soft & Solutions në 2016-ën ka ecur më së miri, këtë e tregojnë të dhënat e bilancit të saj, me të ardhura në masën 451 milionë lekë të reja, 1.500% më shumë se sa kishte arkëtuar më 2014. Miliona euro, të cilat shoqëria vetëm pjesërisht i ka marrë nga ZRPP: duke investiguar mes shumë tenderave të tjerë që ka fituar, në të vërtetë zbulohet se janë të shumtë edhe institucionet e tjera publike që e kanë favorizuar. Një punë e suksesshme, e kryer në fshehtësi dhe heshtje gjatë tre viteve, por që incidenti me 300 byzylykët elektronikë për të burgosurit, në mënyrë të papritur, e nxori në dritë.

Ermali është ushtari i Metës dhe për nderin që bëri përfitoi mjaft peta nga byreku i tepasisë LSI!