osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kush është drejtoresha e Edi Ramës e arrestuar për korrupsion që po mbahet e fshehtë nga policia dhe mediat

Kush është drejtoresha e Edi Ramës e arrestuar për korrupsion që po mbahet e fshehtë nga policia dhe mediat

Prej disa ditësh, në rrethet e ngushta të gazetarëve po qarkullon një lajm, se një nga drejtoreshat e preferuara të Kryeministrit Edi Rama, është arrestuar për korrupsion.

Sipas burimeve konfidenciale, drejtoresha e Ramës është një nga njerëzit më të afërt të kryeministrit dhe institucionit që ai drejton.

Ajo që të bën habi është, se lajmin për arrestimin e saj e mban të fshehur dhe policia dhe media… e lirë dhe e pavarur.

Ndoshta edhe pse arrestimi i drejtoreshës nuk e prek fare fushatën vendore, për sa kohë siç e cilëson edhe kryeministri: “Përgjegjësia është individuale”, ky lajm do të dëmtonte rëndë imazhin e Edi Ramës, të cilit po i bien një nga një shtyllat e besimit në opinionin publik.

Sipas burimeve mësohet, se drejtoresha e Ramës akuzohet për abuzime me tenderat dhe nuk është çudi që edhe kryeministri të mos ketë dijeni për vartësen e tij, e cila së fundmi nuk i është paraqitur në punë si zakonisht.

Po aq e vërtetë është se kryeministri nuk i del në krahë asnjë vartësi që ka punë me drejtësinë, madje publikisht është shprehur se: “…kush ka punë me drejtësinë le të marrë avokat”, por me këtë ritëm që po ecën Rilindja, do vi një ditë që Rama s’do të gjej avokat të lirë për hallet e tij. Ndoshta deri atëherë kryeministri do të kërkojë shërbime nga ndonjë avokat nga Bangladeshi, kush mund ta di?!/Ekskluzive.al