osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Kush është dentisti nga Peçini pas skanerit që ‘mbyll sytë’ kur kalon kokaina e Trifon Muratajt, pronar i Spitalit Salus që bleu për 500 lekë aksionet 200 milionë euro?! A ka lidhje Olti i Salus me Muratajn dhe Ben Qimen?

Kush është dentisti nga Peçini pas skanerit që ‘mbyll sytë’ kur kalon kokaina e Trifon Muratajt, pronar i Spitalit Salus që bleu për 500 lekë aksionet 200 milionë euro?! A ka lidhje Olti i Salus me Muratajn dhe Ben Qimen?

Emri i Trifon Muratajt, i cili sipas DEA-s amerikane ka lidhje me Ben Qimen, po kthehet në një ikonë e trafikut të kokainës nga Ekuadori dhe Kolumbia.

Kokaina trafikohet përmes kompanisë Zico të Bana King, fshehur në arkat e bananeve. Pasditen e djeshme, policia kapi ngarkesën e radhës, 33 kg kokainë, fshehur në bananet e Trifon Muratajt.

Skandali konsiston në faktin se edhe këtë herë skaneri nuk e pikasi drogën në banane.

Prapaskena nxjerrë në pah një dentist misterioz, roli i rë cilit sa vjen e bëhet më i dyshimtë në këtë histori që përsëritet

Meqenëse policia kishte sinjalizim nga partnerët për kokainën, hodhi në veprim qentë anti-drogë, të cilët zbuluan kokainën që në skaner kishte kaluar pa sinjalizim.

“Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionin policor të administruar nga Policia shqiptare, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në një kontenier të ngarkuar me banane, që kishte ardhur nga Ekuadori, për llogari të një firme në Tiranë, duke qenë se nga kontrolli me skaner nuk ishte konstatuar ngarkesë tjetër përveç arkave me banane“, thuhet në njoftim.

Ka dy mundësi: Ose skanimi është fiktiv, pra flas dhe kompania vetëm merr paratë ose kontrollorët janë pjesë e trafikut të kokainës.

Ka gjasa të jetë e dyta, pasi në disa raste skaneri e sheh drogën, në raste të tjera, jo.

Për të kryer shërbimin e skanimit të kontenierëve në dogana është lidhur një kontratë me kompaninë S2 ALBANIA, në vitin 2013. Kontrata u shpall si korruptive nga Edi Rama dhe u betua se do ta anulonte sa po të vinte në pushtet, me pretendimin se ndante paratë me Ridvan Boden dhe Berishën.

Ka akuza se kompania ka paguar një ryshfet sa gjysmën e koncesionit, rreth 200 milionë ISF. Por, kur erdhi në pushtet, Edi Rama nuk e hapi më gojën për këtë çështje.

S2 ALBANIA ka si administrator Jonathan Fleming. Si drejtor i S2 ALBANIA është Ilirjan Zylyftari, ndërsa Arjol Ndreka është mbikëqyrës në inxhinierinë elektronike.

Kompania është në pronësi të kompanisë Rapiscan Systems, me bazë në Kaliforni, SHBA dhe ka si me drejtore Deepak Chopra dhe Victor Sze.

Rapiscan Systems Inc i ka shitur 49 % të aksioneve kopanisë ICMS shpk., e cila zotërohet nga mjeku Olti Peçini, një emër i njohur në sektorin e shëndetësisë, tenderave dhe koncensione.

Dyshimet për këtë lëvizje u shtuan nga fakti se Olti Peçini bleu gati gjysmën e konçesionit për vetëm për 490 lekë, kur vlera ishte 210 milionë dollarë. Duket e çuditshme se si ky transaksion paradoksal nuk ka vënë në lëvizje organet ligjzbatuese shqiptare.

Olti Peçini, i lakuar për lidhje me pushtetarë dhe ish pushtetarë, është drejtueses dhe pronar i spitalit privat Salus, me mbi 80 % të aksioneve. Ai u bleu dy italianëve 56 % të aksioneve të Spitalit Salus për 1.1 milionë euro.

Pjesën tjetër të aksioneve i ka vëllai Anastas Peçini, gjithashtu pronar i kompanisë Medi-Tel, e lakuar për tendera problematikë në shëndetësi.

Anastas dhe Olti Peçini janë prej vitesh sipërmarrës në tregun e shërbimeve të lidhura me shëndetësinë, si tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore, asgjësimi i mbetjeve spitalore.

Sidomos Olti Peçini ka një rrjet kompanish, në fushën e shëndetësisë.

Vite më parë, dentisti Olti Peçini mbante fjalime nëpër universitetet private të kolegëve të tij mbi Buxhetin e Shëndetësisë në vend duke qenë një prej shteruesve të tij familjarisht.

Olti u tërhoq shumë shpejt nga fjalimet, duke bërë një jetë të kamufluar, ku vështirë të gjenden foto të tij, një tipar ky i ngjashëm me bosët e drogës.

A e saboton skanerin Trifon Murataj për të kaluar kokainën në Portin e Durrësit duke korruptuar disa punonjës mbikqyrës apo koordinohet me shefat e mëdhenj?

A ka gisht Olti Peçini në historinë e kalimit sistematik të kokainës në skaner pa u pikasur?

A është dentisti pjesë e rrjetit të kokainës së Trifon Muratajt dhe Ben Qimes?

A pastron para dentisti me kompanitë e tij?

A e ka implikuar Peçini spitalin Salus në histori kokaine?

Përgjigjet i mbeten Prokurorisë së Durrësit dhe SPAK.

Në skenë Ben Qimja

DEA amerikane në Athinë ka njoftuar Policinë e Shtetit në Shqipëri që në vitin 2021 se kompania Trifon Muratajn, Zico (Bana King) kryen trafik kokaine nga Ekuadori.

Sipas të dhënave të anti-drogës amerikane, Trifon Murataj sjell kokainën kamufkuar me banane, ndërsa Ben Qimja, i njohur si profesori i krimit në Fier, e ruante kokainën.

Tirfon Murataj, i njohur tashmë si bosi i kokainës me banane, është kapur edhe dy herë të tjera me ngarkesa me kokainë në Durrës dhe Vaqarr, ndërsa DEA e ka skeduar për trafik kokaine në Pire.

Megjithatë, Trifon Murataj, edhe pse ka në burg administratorin Marson Muratajn dhe dy shoferë, ka dalë duke filozofuar në arrati dhe justifikuar ngarkesat me kokainë në kontanierët e tij me banae.

Murataj ka thënë se ai është i pastër, por grupet kriminale ia fusin fshehurazi kokainën në kontanierë.

119 kg kokainë

Në fund të dhjetor 2021, në ambientet e kompanisë “Zico” në Vaqar, policia sekuestroi plot 119 kg kokainë, duke sjellë dhe arrestimin e dy shoferëve të kompanisë së bananeve, Gëzim Kalaja dhe Hasan Salihu.

Njëherësh policia arrestoi dhe administratorin e kompanisë “Ziko”, Marson Murataj, i cili fillimisht u arrestua dhe më pas u la në “arrest shtëpie”.

Por ishte Gjykata e Apelit Tiranë, që vendosi të kthejë në burg Marson Murataj. Çështja vijon të hetohet nga prokuroria e Tiranës dhe çuditërisht ky rast nuk i ka kaluar për hetime të mëtejshme, prokurorisë së posaçme SPAK, për ta hetuar dosjen si grup të strukturuar kriminal.

Prokuroria duhet të hetojë lidhjet e tjera kriminale se kush qëndron në kupolën e këtij trafiku ndërkombëtar, që kryhet përmes kontejnerëve të kompanisë “Zico” të Trifon Murataj.

Dyshime për 49 arka me kokainë

20 persona mes të cilëve 16 punonjës të Forcës së Sigurisë Portuale u arrestuar në 16 korrik 2022 nga policia, pasi dyshohet se në bashkëpunim, kishin hapur natën kontenjerin e kompanisë Zico të Muratajt, duke nxjerrë 49 arka me kokainë.

Dyshohet se arkat me kokainë janë nxjerrë natën nga kontenjeri i Bana King, duke i çuar në destinacion.