osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kush është biznesmeni Bardhok Pllanaj, i cilësuar si “Kumbari” i Shkodrës, që u fsheh në makinën e Frrokut për t’i shpëtuar policisë?!

Kush është biznesmeni Bardhok Pllanaj, i cilësuar si “Kumbari” i Shkodrës, që u fsheh në makinën e Frrokut për t’i shpëtuar policisë?!

Bardhok Planaj, 44 vjeç, u arrestua sot nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Ai është një personazh i njohur për policinë pasi 4 vite më parë është arrestuar edhe për trafik droge. Bardhok Pllanaj njihet si njeriu që trazoi politikën dhe policinë disa vite më parë pasi rezultoi se kishte lidhje me deputetë të Kuvendit.

I përfolur për narkotrafik, Pllanaj është arrestuar ditën e sotme me vendim të gjykatës pas dyshimeve se ka pastruar para, falsifikuar dokumente dhe ndërtim pa leje. Pllanaj dyshohet se ka ndërtuar një pallat shumëkatësh me para që kanë si burim aktivitetin kriminal. Vlera e pallatit llogaritet rreth 2 mln euro. Për këtë pallat biznesmeni shkodran nuk ka pasur leje ndërtimi. Dyshohet se paratë vinin nga trafiku i drogës. Në vitin 2014 Pllanaj u fsheh në makinën e Mark Frrokut për t’iu fshehur arrestimit nga policia.

Në atë kohë policia e kërkonte për trafik droge. Bardhok Pllanaj cilësohet si “Kumbari” i Shkodrës. Policia arriti ta arrestonte Pllanajn në vitin 2014, por ai u lirua një vit më pas.

Njoftimi i Policisë:

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër pas një hetimi disa mujor u bë arrestimi i shtetasit: Bardhok Planaj, 44 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër

Arrestimi i tij u bë pasi me datë 03.12.2018 nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër është lëshuar Urdhëri i Ekzekutimit në bazë të Vendimit Penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku ndaj këtij shtetasi është caktuar masa e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Ndërtim pa leje”, parashikuar nga nenet 287, 190 dhe 199/a/3 të Kodit Penal.

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas një hetimi disa mujor bënë të mundur dokumentimin e aktivitetit kriminal të shtetasit Bardhok Planaj, i cili prej disa vitesh kishte filluar ndërtimin për qëllime përfitimi të një objekti 10-katësh pa u paisur me lejet përkatëse të lëshuara nga organet kopetente.

Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se ky objekt është financuar nga të ardhura që dyshohet që kanë ardhur si rrjedhojë e aktivitetit kriminal që ka kryer ky shtetas më parë, e për këtë arsye është vendosur dhe masa e sigurimit pasuror me vendim gjykate “Sekuestro preventive”, në bazë të Urdhrit të Ekzekutimit Vendimit Penal nr.1169 datë 29.11.2018, për objektin 10- katësh që ndodhet në qytetin e Shkodrës në pronësi të tij, objekt i cili kap vlerën 2 milion Euro

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formulareve”, “Ndërtim pa leje”, parashikuar nga nenet 287, 190 dhe 199/a/3 të Kodit Penal.