Një ngjarje e rëndë tronditi Lushnjen këtë mëngjes.
Besmir Hida, 40 vjeç u qëllua për vdekje me breshëri kallashnikovi nga një person i maskuar teksa ishte duke pirë kafe në katin e dytë të një lokali në lagjen “Gafur Muça”.
Hida ishte pronar i një pike grumbullimi mjetesh të përdorura në Lushnje.
Mirëpo, emri i tij nuk është i panjohur për policinë. Më herët ai i ka shpëtuar një tjetër atentati me eksploziv.
Besmir Hida e kishte parkuar automjetin e tij përballë banesës, ndërkohë që shpërthimi i fuqishëm kishte ndodhur kur pjesëtarët e familjes së tij kanë qenë në gjumë. Në atë kohë ai deklaroi në polici se nuk kishte probleme me asnjë.
Ndërkohë, Hida njihet po ashtu si daja i Zamir Latifit, i cili u ekzekutua rreth dy vite më parë në qendër të Lushnjes.
Zamit Latifi dhe Jurgen Hoxha u ekzekutuan në qendër të Lushnjes në 11 tetor të vitit të vitit 2017, ndërsa autorët ishin Laert Haxhia dhe Orges Bilbili.
Objektiv i këtij atentati ishte Xhulio Shkurti, që në atë moment nuk ndodhej në vendin e ngjarjes, i njohur ndryshe dhe si nipi i Aldo Bares.