Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron ia ka besuar modelin e flokëve një berberi kosovar. Bëhet fjalë për Valon Sadikun, i cili qeth gjithmonë Cameron.
Siç raportojnë mediat kosovare, Valoni prej vjetësh jeton në Londër, ndërsa në vendin ku punon, shkojnë shumë turistë dhe personazhe të njohura publike.
E si për të ‘vulosur’ aftësitë e shqiptarit, Cameron ka vendosur të bëjë disa fotografi dhe t’i publikojë ato në rrjetet sociale. Cameron ka qenë kryeministër i Britanisë së Madhe nga viti 2010 deri më 2016, ndërkohë që tashmë është tërhequr nga politika.