osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kush është bashkëshorti i Ina Zhupës…Faturisti që u kthye në oligark! Ja si e falën gjyqtarët militantin e PD

Kush është bashkëshorti i Ina Zhupës…Faturisti që u kthye në oligark! Ja si e falën gjyqtarët militantin e PD

“Vlera e përjetshme e çdo kohe është dashuria. Ja kushtoj dashurisë time Fabian Goçi”. Ky është postulati që ka shkruar në temën e doktoraturës së saj, zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, e cila të gjithë punën “krijuese shkencore” ja dedikonte vjehrrit, vjehrrës dhe bashkëshortit të saj.

Mes shumë elozheve që thur për vjehrrin dhe vjehrrën, në parathënien e saj të doktoraturës Ina Zhupa, falenderime të veçanta ka dhe për Fabian Goçin, ku shkruan se: “…është ai pa këshillën e të cilit unë nuk bëj dot më asnjë hap në jetë, është ai që i ka dhënë kuptim jetës sime, është dashuria ime e parë, e vetme e madhe Fabian Goçi…”.

Ky që po shihni në këtë foto të siguruar ekskluzivisht nga “Shqiptarja.com”, është pikërisht Fabian Goçi, bashkëjetuesi i Ina Zhupës. Për ata që nuk e njohin, Fabian Goçi, është një person që karrierën e tij e ka nisur si faturist, duke u kthyer më pas në oligark dhe që dyshohet se është njeriu financues dhe militant i PD-së. In Zhupa, jeton mes luksit në qendër të Tiranës, ku së fundmi bashkëshorti i saj Fabiani, dyshohet të ketë porositur dhe apartamente në pallatin që po ndërtohet pranë Sahatit të Tiranës.

Por shumë njerëz e njohin dhe e kujtojnë emrin e Fabian Goçit, pikërisht në skandalin e kompanisë “Fullpet”, skandal i cili përfundoi me marrjen të pandehur të Fabian Goçit për akuzën e “Fshehjes së të ardhurave”. Pa dyshim që një biznesmeni, si bashkëshorti i Ina Zhupës, nuk është e lehtë t’i gjesh kollaj të ardhurat. Goçi, disponon 7 kompani në Shqipëri, mes tyre dhe bar-kafe në autostradën Tiranë-Durrës, që çdo kush e ka parë dhe që njihet me emrin “URA Bistrotheque”.

Kompanitë e tjera të tij, janë evidentuar si “Balkan Petrolium Internacional” ku Goçi është aksioner me 25 për qind. Por kjo kompani qysh prej vitit 2014 ka pezulluar aktivitetin. Një tjetër kompani është dhe kompania “Diga”, ku Fabian Goçi, rezulton të jetë aksioner me 15 për qind. Ndër të tjera, burri i Ina Zhupës, zëdhënëses së Partisë Demokratike, është aksioner me 25 për qind dhe tek kompania “Balkan Petrolium Albania”.

Një tjetër kompani ndërtimi ku Fabian Goçi, është aksioner me 30 përqind, është firma ndërtimore “BA-Konstruksion”. Një kompani e themeluar në muajin nëntor të vitit 2019 me tre aksionerë. Po kështu emri i gjirokastritit, Fabian Goçit, del edhe në kompaninë e naftës “2A2F-L OIL”, ku zotëron 100 për qind të aksioneve. Por një tjetër kompani nafte ku Fabian Goçi, del me 100 për qind të aksioneve është dhe firma “A&T”, që dikur ka mbajtur emrin “A.K.F PETROLEUM OIL”. Pikërisht kjo kompani e zotëruar nga bashkëshorti i zëdhënëses së PD-së, Ina Zhupës, është përfshirë në skandalin e evazionit fiskal me firmën “Fullpet” që ishte në pronësi të Aurel Prenit, shokut të ngushtë i Fabian Goçit.

1598639250_ura.jpeg

Lokali në pronësi të Fabian Gocit

Gjatë një procesi hetimor të kryer nga prokuroria e Tiranës, Fabian Goçi në dëshminë e tij para prokurorëve të dhënë në vitin 2015, ka sqaruar se më datë 7 korrik 2014, kishte marrë nga shoqëria “Fullpet”, si ndihmë financiare, një shumë prej 88.158.170 lekë, nëpërmjet një kontrate huaje datë 5 korrik 2014, shumë të cilën e kishte kthyer, ndërsa dispononte për këtë dhe një deklaratë nga Aurel Preni, administrator i shoqërisë “Fullpet”, të cilin siç tregon Goçi, ai e kishte shok, ndërsa kishte punuar për pak kohë dhe tek kjo shoqëri, si faturist.

Në dosjen e prokurorisë së Tiranës thuhet se nga të dhënat e marra nga sistemi informatik tatimor ka rezultuar se 17 subjekte juridike të lidhur mes tyre, ku një grup personash shfaqet në pozicione të ndryshme, administrator, drejtor ekzekutiv, drejtor shitjes, ekonomist, faturist dhe shitjes karburanti, mes tyre dhe personi nën hetim Aurel Preni, sikundër dhe shtetasit Fiqiri Hoxha dhe Fabian Goçi, ku këta të fundit, si përfaqësues ligjor të shoqërisë “AKP Petroleum” apo si person fizik, mbas evidentimit dhe kërkimit të borxhit tatimor ndaj Shoqërisë “Fullpet”, kanë realizuar transaksione me Aurel Prenin, si përfaqësues ligjor të kësaj shoqërie, duke përfituar nga kjo shoqëri pasuri asete dhe para, ndërsa ajo rezulton të kishte fshehur të ardhurat që i nënshtrohen tatimeve, si dhe të mos kishte paguar në afat detyrimet tatimore me gjithë mundësinë e pagimit të tyre.

Një pjesë e këtyre persona, mes tyre dhe Fabian Goçin, u morën të pandehur nga prokuroria dhe dosja u dërgua në gjykatë me 6 të pandehur Androkli Kokthi, ish-drejtor i Tatimeve Tiranë, Ibrahim Aktoz, Ekrem Oztemel, Fabian Goci, Aurel Preni dhe Fiqiri Hoxha. Prokuroria e Tiranës, kërkoi dënimin e Goçit, me 8 vite burgim për akuzën e “Fshehjes së të ardhurave”, ndërsa treshja gjykuese e kryesuar nga Fatos Qato, urdhëroi pushimin e akuzës për bashkëshortin e Ina Zhupës.

Njëherësh vendosi që t’i shuhet masa e “arrestit në shtëpi” Fabian Goccit. Çështja u pushua dhe për Androkli Kokthin, ish-drejtorin e Tatimeve në Tiranë, ndërsa u dënua me 2 vjet e 8 muaj burgim turku, Ibrahim Aktoz, me 4 vjet burgim u dënua turku tjetër, Ekrem Ostemel, me 6 muaj burgim u dënua biznesmeni Aurel Preni, miku i Fabian Goçit, me 6 muaj burgim u dënua Fiqiri Hoxha, ortaku në kompaninë “AKP Petroleum” sot firma “A&T”, ku pronar është Fabian Goçi. Çuditërisht gjykata e Tiranës, gjeti fajtor ortakun në biznes të Goçit, Fiqiri Hoxhën, por vetë Goçin burrin e Ina Zhupëss, “habitshëm” nuk u gjetën prova që të vërtetonin akuzën e “Fshehjes së të ardhurave”.

Në këtë çështje të vetmit, që shpëtuan nga dënimi i drejtësisë ishin dy njerëzit militantë dhe financues të Partisë Demokratike, Androkli Kokthi dhe burri i Ina Zhupës, Fabian Goçi. Sot Goçi, kryen biznes i qetë mes një zyre luksi që disponon në “Sky Toëer”. Ndërsa gruaja e tij Ina Zhupa, është kthyer në zëdhënësen e Partisë Demokratike, duke aspiruar që në zgjedhjet e ardhshme të jetë kandidate potenciale në listën e deputetëve të PD për zgjedhjet parlamentare. /Shqiptarja.com