osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kush e shiti Kosovën, Enver Hoxha apo faktori ndërkombëtar?! Flet Nexhmija për akuzat ndaj ish-diktatorit

Kush e shiti Kosovën, Enver Hoxha apo faktori ndërkombëtar?! Flet Nexhmija për akuzat ndaj ish-diktatorit

Lidhur me përkujtimin dhe trajtimin që i bëri ‘DITA’ 75-vjetorit të Konferencës së Mukjes, reagon edhe bashkëshortja e Enver Hoxhës, Nexhmije Hoxha. Ajo kishte lexuar shkrimet analitike të historianit Xhelal Gjeçovi dhe sidomos dokumentet që sillte dje studiuesi Marenglen Kasmi. Aty del fare qartë se si ka bashkëpunuar Balli me pushtuesit dhe se vendimi për prishjen e marrëveshjes ka qenë i drejtë.

Është bërë një trajtim realist i kësaj ngjarjeje që vazhdon të ngjallë debate edhe pas kaq shumë vitesh, tha Nexhmije Hoxha dje pasdite në një komunikim me gazetën. Me një kthjelltësi të admirueshme edhe në këtë moshë të shtyrë, nga lartësia marramendëse e 98 viteve që mban mbi supe, ajo kujton me saktësi episode dhe ngjarje të asaj kohe. Në këtë kontekst, ajo kujton se është e vërtetë që anglezët ishin shumë të interesuar që të gjitha forcat politike të kohës, përfshi edhe Ballin Kombëtar, të merrnin pjesë aktivisht në luftën për çlirimin e vendit.

Edhe Partia Komuniste këtë dëshironte. Janë dokumente të panumërt të Enverit në atë kohë që ai e theksonte vazhdimisht këtë. Unë kam disa letra të Enverit të asaj kohe ku ai është shprehur fare qartë. Që Enveri ka dashur dhe ka kërkuar edhe pas Mukjes që jo vetëm ata që ishin të lidhur ngushtë me Partinë Komuniste dhe forcat partizane, por edhe grupime të tjera, sidomos nacionalistët të përfshiheshin në luftë me armë në dorë kundër pushtuesve. Mjafton të kujtoj këtu që ai i ka ftuar këto forca të merrnin pjesë me përfaqësuesit e tyre edhe në Kongresin e Përmetit, që në atë kohë ai e quante parlament. Pra, edhe pas 11 muaj pas Mukjes, Enveri dhe Partia Komuniste ishte për bashkëpunim me të gjitha forcat që e donin të mirën e Shqipërisë, natyrisht përjashto kuislingët dhe ata që kishin kryer krime kundër popullit e vendit të tyre, thotë Nexhmije Hoxha.

Ndërkaq, ajo shton se nuk është aspak e vërtetë se Mukja u prish për çështjen e Kosovës dhe janë krejt pa baza mendimet që hidhen nga pseudohistorianë se gjoja Enveri e shiti Kosovën në Mukje. Jo vetëm në rastin e Mukjes, por në vijimësi e deri në fund të jetës Enveri ka menduar e luftuar për Kosovën, sikurse e kam shprehur në parathënien e shkruar nga unё, nё librin e djalit tim, Ilir Hoxhёs ”Kosova ёshtё Shqipёri”, të cilën ju mund ta botoni në gazetë. Aty është dhe përgjigja që unë u jap të gjithë atyre që thonë se Enveri e ka tradhtuar dhe shitur Kosovën.

Është e vërtetë se në këtë parathënie që ne po e botojmë në vijim, Nexhmije Hoxha jep në mënyrë të përmbledhur qëndrimin që ka mbajtur Enver Hoxha gjatë luftës për çështjen e Kosovës, debatet që ka bërë me emisarët jugosllavë dhe forume e takime të niveleve të ndryshme që nuk janë bërë të njohura në Historinë e PPSH dhe në botime të tjera. Ka edhe materiale shumё tё rёndёsishme, tё pabotuara nga Enveri dhe tё panjohura, siç ishte letra, qё ai i ka dёrguar Stalinit nё vitin 1949 pёr Çёshtjen e Kosovёs, e cila u botua nё shtypin e kёtyre viteve tё fundit, nxjerrё nga arkivat ruse, si edhe njё letёr qё i paska dёrguar Enverit, Luftёtari i madh pёr Lirinё e Kosovёs, Jusuf Gёrvalla, pёr tё cilёn as unё nuk kam pasur dijeni.

Nexhmije Hoxha: Përgjigje atyre që thonë se Enveri e shiti Kosovën

Ç’po ndodh kështu?! Si erdhi puna që çështja e Kosovës është bërë çështje e ditës e gjithë kancelarive të Europës, të institucioneve më të larta të SHBA, të Bashkimit Europian dhe Aleancës Atlantike (NATO-s), ka pushtuar ekranet televizive dhe faqet e para të gazetave të botës? Po mblidhen parlamente e kongrese, presidentë shtetesh, kryetarë qeverish, ministra të jashtëm e misionarë të posaçëm, po shkojnë nga kryeqyteti në kryeqytet, te njëri-tjetri, për të biseduar kokë më kokë.

Gjithë këto lëvizje të ethshme politikanësh, ushtarakësh, spostime mjetesh luftarake, bombardime të pandërprera, natë e ditë, mbi Serbinë, “për shpëtimin e Kosovës” nga Millosheviçi?!

Nga lindi, si lindi gjithë kjo dëshirë e përkujdesje për Kosovën e kosovarët? Kosova dhe gjithë shqiptarët, që banojnë në trojet e tyre në Jugosllavi, aty kanë qenë, të lindur e të ngulur gjatë mijëravjeçarëve, shumë më parë se sllavët e Jugut. Ka më se një shekull që Fuqitë e Mëdha europiane i lanë ato jashtë shtetit amë. Pas Luftës së Dytë Botërore, Federata e re Jugosllave shkoi më tej, realizoi copëtimin e etnisë shqiptare, duke e shpërndarë, me qëllime të mbrapshta, në tri republika të saj. Shteti i ri jugosllav vazhdoi t’i trajtojë shqiptarët si minoritet, si kategori të popullsisë së dorës së dytë, i shtypi, i përndoqi në masë, me burgosje, tortura, vrasje, i shpërnguli me dhunë tej kufijve të saj, i detyroi të emigrojnë në masë të rinjtë e intelektualët patriotë e revolucionarë.

Bijtë e mëdhenj të Shqipërisë e të Kosovës, Rilindësit tanë të pavdekshëm, në Lidhjen e Prizrenit dhe në shumë mbledhje kombëtare e ndërkombëtare, janë përpjekur të mbrojnë e të kërkojnë zgjidhjen e drejtë të Çështjes Kombëtare të Shqipërisë e të Kosovës. Për fat të keq, fjala e zjarrtë e këtyre burrave të shquar, politikanë, luftëtarë, poetë, nuk arriti të ndihet në opinionin e gjerë publik europian e më gjerë, kurse Serbia, si në kohën e mbretërisë së Karagjorgjeviçëve dhe, më pas, në atë të Jugosllavisë së Titos, gjithë historianët, akademikët, gazetarët, politikanët kanë shkruar e botuar lumë librash me “studime” e “argumente” për të bindur veten, brezat e rinj të vendit të tyre dhe opinionin ndërkombëtar se “Kosova ka qenë në shekuj Serbi, madje, djepi i kulturës serbe”, kurse kosovarët quhen të ardhur, të shtyrë aty, “si myslimanë”, gjatë sundimit të Perandorisë Osmane.

Gjatë periudhës së pushtetit popullor studiuesit tanë, historianë, gjuhëtarë, arkeologë kanë bërë studime serioze mbi Kosovën, si territor, dhe mbi kosovarët, si popull. Akademia e Shkencave organizoi disa konferenca shkencore mbarëkombëtare, me pjesëmarrjen edhe të studiuesve kosovarë, si mbi etnogjenezën, gjuhën e përbashkët letrare dhe tema të tjera historiko-shkencore. Për opinionin shqiptar, këto studime u bënë të njohura, qoftë nëpërmjet botimeve, qoftë nëpërmjet propagandimit, por nuk u bë sa duhet për njohjen e tyre në rrethe të gjera të publikut në Europë e gjetkë, ato mbetën në një rreth të caktuar albanologësh, miqsh e dashamirës të Shqipërisë.

Tani që çështja e Kosovës, masakrat ngjethëse e shpërngulja me dhunë e një popullsie të tërë nga bandat kriminale policore e ushtarake serbe të kryekriminelit Sllobodan Millosheviç kanë prekur zemrën dhe ndërgjegjen e miliona njerëzve nëpër botë, janë të gjitha kushtet dhe është bërë domosdoshmëri imperative që Çështja e Kosovës të sqarohet njëherë e mirë, të sqarohet nga pozitat tona të drejta historike e shkencore.

Angazhimi në këto studime bëhet edhe më i ngutshëm për arsyen se, tashmë, kur Çështja e Kosovës dhe e etnisë shqiptare në trojet e veta brenda Jugosllavisë do të shtrohet se s’bën për zgjidhje përfundimtare të tyre, përfaqësuesit politikë të Shqipërisë e të Kosovës duhet të jenë të qartë e të njëzëshëm për opsionet që duhet të parashtrojnë në tryezën e bisedimeve me fuqitë e mëdha dhe me institucionet e larta euro-atlantike, lidhur me të sotmen e të ardhmen e Kosovës, lidhur me statusin e saj, politik, juridik-institucional, ekonomik e ushtarak. Politikanët tanë, të këtej e matanë kufijve shtetërorë, kanë një përgjegjësi të madhe historike për të siguruar ekzistencën e të ardhmen e kombit shqiptar, që është në buzë të greminës, ku na kanë shtyrë e kemi ardhur edhe me këmbët tona.

Në këto kushte, për jetë a vdekje, duhet vendosmëri e rrallë, trimëri shqiptare në frontin e luftës, duhet urtësi dhe vigjilencë në prapavijën politike, por duhet shumë vendosmëri, trimëri, urtësi dhe vigjilencë nga ana e politikanëve shqiptarë në tryezat e bisedimeve, kudo që mund të bëhen ato e nga kushdo që mund të drejtohen.

Në të kaluarën e tyre, Shqipëria dhe shqiptarët kanë pasur burra të tillë, trima dhe të mençur, që mbrojtën me krenari e dinjitet të drejtat e kombit të tyre, për të qenë i lirë dhe i pavarur. Në krye të vendit ndrit Skënderbeu e, pas tij, ndonëse pas disa shekuj errësire, dolën nga gjiri i popullit të zgjuar bij të shquar, patriotë të mëdhenj, si vëllezërit Frashëri, Ismail Qemali, Bajram Curri e Avni Rustemi, shumë nga të cilët i njohu bota, si Fan Nolin, për fjalimet e zjarrta në Kombet e Bashkuara dhe për kulturën e tij të lartë, si dhe Isa Boletinin, simbol i luftëtarëve legjendarë shqiptarë dhe shembull i mprehtësisë diplomatike popullore nga mund të mësojnë dhe politikanët tanë të kohëve të reja.

Por edhe në të kaluarën jo shumë të largët, gjatë Luftës së Dytë Botërore, populli shqiptar nxori në krye Komandantin e vet, Enver Hoxhën, që do ta udhëhiqte në Luftën për Çlirimin e Atdheut; pas fitores e zgjodhi dhe punoi përkrah tij për themelimin e një shteti modern dhe për ndërtimin e një shoqërie të emancipuar, që u siguroi masave të gjera mirëqenie, kulturë dhe Shqipërisë pavarësi të vërtetë, dinjitet e sovranitet.

Vetëm politika e urtë që ndoqi Enver Hoxha, gjatë 45 vjetëve, në krye të Partisë së Punës e të shtetit shqiptar, bëri që Shqipëria të ishte një faktor paqeje dhe ekuilibri në Ballkan. Ky realitet dhe ky rol i Enver Hoxhës mund të mos u pëlqejnë disa politikanëve, brenda dhe jashtë vendit, por askush nuk mund t’ia mohojë. Gjatë afro gjysmëshekulli të regjimit të Enver Hoxhës nuk ngjau në Ballkan asnjë incident, asnjë konflikt shtetëror, ndonëse Shqipëria qe vazhdimisht objekt ngacmimi, si nga vendet fqinje, ashtu edhe nga “lakmues” të mëdhenj tradicionalë e të rinj.

Duke pasur parasysh se Çështja e Kosovës është bërë çështje e çdo familjeje shqiptare e kosovare, çështje e shteteve dhe e institucioneve më të rëndësishme ndërkombëtare, djali ynë, Iliri, ndërmori të shkëpusë disa pjesë nga Veprat e Enverit, që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me Kosovën. Në këto shënime, që botohen në këtë libër, mund të shihet me sa kujdes ndiqte Enver Hoxha zhvillimet në Jugosllavi, në Kosovë dhe në viset përreth kufirit, të banuara nga shqiptarët, dhe me sa largpamësi ka parashikuar, 20-30 vjet e më shumë, çfarë do të ndodhte në Jugosllavi pas Titos dhe ato që po ndodhin sot me Kosovën e kosovarët.

 

 

Në hyrje të këtij libri dëshiroj të ndalem në disa ide e qëndrime të Enverit, që, ndoshta, nuk janë bërë të njohura në Historinë e PPSH dhe në botime të tjera.

Dihet që, në prag të themelimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë, Enver Hoxha dhe grupi i tij komunist kërkuan dhe vendosën lidhje me PK të Jugosllavisë. Pse me komunistët e Jugosllavisë dhe jo me ata të Italisë e Greqisë, lidhja me të cilët ishte më e lehtë dhe nuk mungonin as njohjet me udhëheqës të partive komuniste të këtyre vendeve? Ndërkohë, grupe të tjera komuniste, që ekzistonin atëherë në Shqipëri, bënë përpjekje për t’u lidhur me lëvizjet komuniste në Itali e Greqi. Ç’e shtyu Enverin t’i drejtohej Partisë Komuniste të Jugosllavisë? Nuk e njihte ai historinë e hidhur të trajtimit barbar të shqiptarëve që ishin përfshirë brenda kufijve të kësaj? Përkundrazi, e njihte fort mirë.

Motivi kryesor, për të cilin është folur pak ose aspak publikisht, që shtyu Enverin me shokë t’i drejtohen PK të Jugosllavisë, ishte se në Jugosllavi ndodhej gjysma e kombit shqiptar dhe, në kushtet e agresionit të nazifashistëve italianë e gjermanë, duhej të bëhej çmos që zgjidhja e Çështjes së Kosovës të vihej në rrugë të mbarë. Të dy pushtuesit ndoqën një politikë djallëzore. U premtuan Kosovës dhe kosovarëve, gjithë shqiptarëve që banonin në trojet e tyre në Jugosllavi, pavarësinë dhe bashkimin me Shqipërinë. Kjo lojë e nazifashizmit gjatë pushtimit të Jugosllavisë ishte shumë e rrezikshme për të ardhmen e Kosovës. Enver Hoxha shkroi letra, shumë artikuj e trakte për të demaskuar këtë akt, për të bindur kosovarët e mashtruar dhe shqiptarët e tjerë në Jugosllavi se vetëm pjesëmarrja në luftën kundër pushtuesve nazifashistë, përkrah popujve të Jugosllavisë dhe ushtrisë partizane të kësaj, do t’u jepte të drejtën për të vendosur mbi të ardhmen e tyre. Përndryshe, ata do të shtypeshin, do të përbuzeshin dhe do të dënoheshin si bashkëpunëtorë të pushtuesve.

Me dhjetëra komunistë e patriotë kosovarë lanë shkollat e Shqipërisë, në Tiranë, Elbasan, Shkodër e gjetkë dhe shkuan në Kosovë, si Fadil Hoxha, Xhevdet Doda, Emin Duraku, Xhavit e Elhami Nimani, Ymer Pula, Hajdar Dushi e shumë të tjerë. Pothuajse me të gjithë këta Enveri njihej personalisht dhe i kishte shokë. Por nuk ishte kjo shoqëri që e shtyu Enverin të mbante gjatë luftës lidhje me këta persona. Pothuajse të gjithë këta u vunë në krye të Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare në Kosovë dhe, përgjithësisht, luftuan mirë, disa nga këta ranë dëshmorë.

Dërgimi i dy Divizioneve të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare, nga Komandanti i Përgjithshëm, Enver Hoxha, në përforcim të njësive a brigadave partizane kosovare i dha një hov të ri luftës në Kosovë, Dibër etj. Forcat tona partizane shkuan dhe më tej, deri në Sanxhak, në ndjekje të pushtuesve gjermanë. Ranë në këtë luftë vëllazërore, përtej kufirit, mbi 300 partizanë dhe qindra të tjerë mbetën invalidë për jetë, me këmbë të ngrira dhe me plagë të rënda.

Me mbarimin e luftës, Komanda e Përgjithshme e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare i tërhoqi forcat e veta brenda kufijve të saj shtetërorë, duke lënë zot në trojet e veta luftëtarët shqiptarë në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Por Komanda e Përgjithshme jugosllave, me Titon në krye, filloi zbatimin e planeve të vjetra të mbretërisë së Karagjorgjeviçëve, mbajtjen nën zgjedhë të Kosovës, largoi për në territore të tjera forcat e armatosura kosovare, të cilat, më pas, i çarmatosi. Në emër të një mobilizimi të ri, udhëheqja e re jugosllave grumbulloi mijëra të rinj dhe i shpërndau nëpër Jugosllavi dhe nuk dihet se ç’u bënë; dihet që vetëm në Tivar të Malit të Zi u ekzekutuan 2000 të rinj shqiptarë. Dhuna u shtri në gjithë trojet e shqiptarëve, ku në shumë pika i mbronin me armë. Kështu u vranë prapa shpine nga partizanë jugosllavë, 40 burra dibranë, që kishin dalë të ruanin natën qetësinë e qytetit të tyre. Ndër ta ishte edhe vëllai i nënës sime.

Sidoqoftë, pjesëmarrja e komunistëve kosovarë dhe e atdhetarëve të tjerë antifashistë në luftën me armë kundër pushtuesve nazifashistë, pa rënë në kurthin e këtyre të gjoja bashkimit me Shqipërinë, qe vendimtare dhe shpëtimtare.

Është tjetër punë që, si kosovarët, edhe komunistët shqiptarë u tradhtuan pikërisht nga komunistët jugosllavë, tek të cilët, në fillim Enveri pati besim se, si komunistë-internacionalistë, duhej të ishin kundër qëndrimeve shoviniste e raciste të njohura të serbomëdhenjve ndaj shqiptarëve. Një komunist i tillë internacionalist, qe shoku i ngushtë i Enverit, malazezi Miladin Popoviç, i cili u eliminua nga UDB-ja, pikërisht sepse ishte mik i Shqipërisë dhe çështjen e Kosovës e shikonte si internacionalist.

 

 

Gjatë tre vjet e gjysmë të Luftës dhe po kaq pas çlirimit, të dërguarit zyrtarë, partiakë dhe shtetërorë të Titos, si dhe misionarët e agjenturave të vjetra e të reja jugosllave (OZNA, UDB-ja e ç’farë ishin) nuk lanë gjë pa bërë për të përçarë e dobësuar Partinë Komuniste dhe Ushtrinë e re partizane shqiptare, që i siguruan popullit lirinë dhe pushtetin. Rekrutuan agjentët e parë në instancat e larta të Partisë, të Ushtrisë e të shtetit, i shtynin ato në veprime që dëmtonin vijën nacionalçlirimtare të Partisë, duke “këshilluar” që brigadat partizane të quheshin “proletare”, që këshillat nacionalçlirimtarë të quheshin “sovjetë”, të përdorej dhuna vend e pa vend, që pastaj të akuzohej PK si sektare, e majtë, terroriste dhe përgjegjës kryesor për këto “gabime të rënda“ të bëhej Sekretari i Parë i PKSH. Komploti i organizuar nga të dërguarit e udhëheqjes jugosllave, Velimir Stojniç e Nijaz Dizdareviç, me katër nga anëtarët e udhëheqjes së Partisë sonë në Plenumin e KQ në Berat, në prag të Çlirimit, dështoi. Ata nuk mundën ta mënjanojnë Sekretarin e Parë, i cili porsa ishte zgjedhur edhe kryetar i Qeverisë së Parë Demokratike nga Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar Kombëtar. Enveri u mundua të mbrojë vijën e drejtë të Partisë dhe të luftës së popullit shqiptar dhe nuk u ndal në akuzat personale që i bëheshin pa të drejtë, nuk ishte koha për t’u marrë me to.

Udhëheqja jugosllave nuk u mjaftua me intrigat dhe komplotet brenda vendit tonë, por është e çuditshme se edhe intelektualë të njohur të udhëheqjes jugosllave, si Kardeli dhe Milovan Gjilasi, në disa takime radhazi me Stalinin, lavdëronin më shumë “proletarin” teneqexhi, Koçi Xoxen, pa e njohur fare dhe duke ngjallur dyshime për Enver Hoxhën, si mikroborgjez dhe me kulturë perëndimore. Pse gjithë kjo këmbëngulje për mënjanimin e, po të ishte e mundur, eliminimin e Enver Hoxhës?

Ata e kishin të qartë se me Enver Hoxhën nuk e bënin dot Shqipërinë Republikën e tyre të 7-të, për të cilën Mosha Pijade propozoi që në Selinë shumëkatëshe që po ndërtohej mbi Savë (e cila, për ironi të fatit, u bombardua nga NATO-ja) të parashikohej edhe kati për Republikën e 7-të, Shqipërinë. Udhëheqja jugosllave e dinte qysh gjatë Luftës se ç’mendonte Enver Hoxha për Kosovën, që i shpaloste në artikuj, nё traktet që i shkruante apostafat për Kosovën dhe në letrat që u dërgonte udhëheqësve kosovarë.

Që në takimin e parë me J.B.Titon, gjatë vizitës së tij në Jugosllavi, në qershor të 1946-ës, Enver Hoxha i tha atij se “Kosova dhe viset e tjera në Jugosllavi, të banuara nga shqiptarët, i përkasin Shqipërisë dhe duhet t’i kthehen asaj”. Përgjigjja e Titos qe: ”Jam dakord me pikëpamjen tuaj, por tash për tash nuk mund ta bëjmë dot këtë gjë, sepse serbët nuk do të na kuptojnë”. Enver Hoxha iu përgjigj: “Në rast se nuk e kuptojnë tashti, do ta kuptojnë më vonë”. E lau gojën Titoja me një “tash për tash”. Ndërkohë, presionet, shantazhet, komplotet nga ana e jugosllavëve vazhduan derisa arritën të përdorin “la manu militaru”, duke dërguar dy divizione në kufi me Korçën, gjoja për të na mbrojtur nga një agresion nga Greqia.

Atëherë Enveri tha: “Ndal!”. Nuk ishte më fjala për një sulm ndaj personit të tij, ishte një sulm ndaj Atdheut tonë të pavarur e sovran, një kërcënim serioz ndaj fitoreve të popullit tonë, të arritura me gjakun e 28 mijë bijve të tij më të mirë. Protesta e Enverit gjeti mbështetjen e Stalinit. Erdhi prishja me Jugosllavinë. Shpëtoi Shqipëria nga një “mik” i pabesë.

Unë nuk besoj të ketë mbetur ende në ditët e sotme, ndokush me mendjen në kokë që ta besojë atё akuzë që u bë në fushatën e egër në vitet e para pas përmbysjeve të vitit 1990 në Shqipëri, kur Enver Hoxha, nën malin e shpifjeve, u akuzua edhe sikur “e shiti Kosovën”. Ngritja e një akuze të tillë nga spekulatorë hileqarë e disa politikanë të rrugëve, që erdhën në pushtet, ishte krejt absurde, sepse Kosova nuk ishte pronë e Enver Hoxhës, që as e kishte blerë dhe as mund ta shiste.

 

 

Ajo ishte gjysma e Shqipërisë dhe e popullit shqiptar, që kishte historinë e saj, të vjetër e të re, mbi fatin e së cilës kishin vendosur Fuqitë e Mëdha në Londër, Berlin, Paris, në Jaltë e Potsdam dhe, më vonë, në Dejton e në Rambuje. As pas tre muajsh bombardime mbi Serbinë, nga fuqia më e madhe ekonomike e ushtarake e botës, SHBA e NATO, s’mund të thuhet se Çështja e Kosovës u zgjidh drejt e përfundimisht. Po të mos kishte krisur pushka e UÇK-së dhe, po të mos ishte treguar ajo frymë e lartë patriotizmi e solidariteti nga populli shqiptar i një gjaku, i ndarë artificialisht e padrejtësisht nga kufij të imponuar, nuk do të arrihej as kaq sa është arritur.