osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kush e ka vulën e Presidentit? Kush e firmosi dekretin për të kthyer Buxhetin? Ilir Meta ishte dje jashtë vendit, duke fshehur paratë

Kush e ka vulën e Presidentit? Kush e firmosi dekretin për të kthyer Buxhetin? Ilir Meta ishte dje jashtë vendit, duke fshehur paratë

Ilir Meta ka kohë që është kthyer në një President me kohë të pjesshme në Shqipëri dhe këtë e kanë parë gjithë shqiptarët, të cilët nga maji i këtij viti, ditë për ditë, janë përballur me fotot dhe videot e kryetarit të shtetit në rrjetet sociale, që tregojnë vendet ku ka ecur, ngrënë dhe “buajtur”.

I ka rënë vendit kryq e tërthor, ku më shumë ka qëdruar në Alpet e Shqipërisë duke eksploruar Shkodrën dhe Mbishkodrën, Tropojën dhe tërë Malësinë e Gjakovës deri në Rugovë, i shoqëruar nga “eskorta” e tij e përhershme e këshilltarëve të brendshëm dhe të jashtëm.

“Pamfleti” ka qënë koherent gjithnjë në shqetësimin e tij se kur e gjen kohën të ulet kreu i shtetit për të firmosur dekretet, ligjet, apo dhe punët e tjera që ka Presidenca, pasi në të njejtën kohë që del një dekret apo gjë tjetër me firmën dhe vulën e Presidentit, Ilir Meta gjendet jashtë vendit ose në punën e tij të re tashmë “alpinist”.

Rasti më konkret ka qënë ditën e djeshme kur me firmën e Ilir Metës është kthyer në Kuvend ligji për Buxhetin e shtetit të vitit 2019, me argumentin se në të duhet të reflektohen dhe kërkesat me përmbajtje të fortë ekonomike të studentëve, që kanë 10 ditë që protestojnë.

Të gjithë u morën me kthimin e papritur të buxhetit nga Presidenca, replikat në distancë mes zyrës së tij e kryeministrit Edi Rama dhe arsyen e vërtetë që Meta kishte për kthimin e buxhetit, që s’është asgjë tjetër veçse zbatimi i “urdhërit” të gruas së tij Monika, që është kryetare e LSI.

Pasi ishin deputetët e kësaj partie ata që paraqiten dhe amendamentet në Kuvend me kërkesat e studentëve në përpjekje për të marrë drejtimin e protestës së tyre e për t’i përfaqësuar ata në komunikimin zyrtar me qeverinë e Edi Ramës.

Pra më shumë u morën me këto detaje, shtuar dhe atë të deklarimit të zëdhënësit të Presidencës se kthimi i buxhetit në Kuvend kishte ardhur pas deklaratës së kreut të grupit të PS Taulant Balla, dhe aspak me anën Kushtetuese se kur është firmosur kthimi i Buxhetit në Kuvend.

Ilir Meta dje nuk ka qënë në Shqipëri, ndoshta dhe ditën e sotme mungon për t’u kthyer nga mbrëmja, mungesë që është argumentuar me faktin se zv.sekretarja e Përgjithshme e NATO-s nuk e kishte në axhendën e takimeve, në vizitën e saj në Tiranë.

Atëherë lind pyetja: Kush e ka firmosur kthimin e buxhetit të shtetit në Kuvend, përderisa sipas presidencës dhe zëdhënësit të saj, vendimi është marrë në çast, pas deklaratave të kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla që kundërshtoi amendamentet e LSI për studentët?!

Ndërkohë, një habi të tillë ka shfaqur dhe kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, kur thotë se ligji u dërgua vetëm një ditë më parë në Presidencë, ndërsa Meta ndodhet jashtë vendit dhe sot u shpreh zyrtarisht, duke e rikthyer.

“Presidenti është larguar nga vendi, ndërkohë që ky dokumentet është dorëzuar, Presidenti nuk ka qenë në zyrë. Kjo tregon mungesë serioziteti. Presidenti s’është në Shqipëri, si e ka shqyrtuar? Kjo një pyetje akoma më e madhe se firma. Ligji është dorëzuar dje, ai nuk ka qenë në zyrë.

Si e mori informimin për buxhetin e arsimit të lartë”, reagon Braçe mes të tjerave. Reagim që kaloi pa u vënë re në mediat tona.

“Pamfleti”, sikurse kemi nënvizuar gjithnjë, e ka ngritur këtë shqetësim, por gjithnjë duke dhënë dhe informacionin e qartë se Ilir Meta ka kohë që nuk firmos dhe vulos dekrete. Firma e tij është fiksuar në vulën presidenciale dhe është në dorën e drejtorit të tij të kabinetit Arben Cici.

Ai është presidenti ‘hije’ i Shqipërisë, qëndron në zyrë, kthen përgjigjie ndaj institucioneve dhe qytetarëve, duke refuzuar dekrete, duke shkatërruar nervat e grupit negociator për marrëveshjen me Greqinë, si dhe duke kaluar informacione sekrete jashtë vendit, kryesisht në Rusi.

Kemi shprehur më se njëherë shqetësimin tonë mbi aksesin që ka Arbven Cici, spiun i rusëve që para shumë vitesh, mbi dokumentet sekrete të kreut të shtetit, ku kryqëzohen të gjitha informacionet e klasifikuara të shërbimeve tona inteligjente, por dhe ato të NATO-s.

Ndërkohë që tashmë ky spiun i rusëve ka arritur deri aty se bën dhe presidentin në Shqipëri, duke firmosur dhe vulosur në vend të kreut të shtetit, i cili është në lëvizje jashtë vendit për të fshehur paratë e abuzimit dhe krimit nga frika e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Njëherësh Meta me sa duket po merret dhe me bizneset e tij, teksa Presidencën e ka lënë në dorën e “sigurtë” të Arben Cicit, i cili nuk “përton” që të gjitha informacionet sekrete që vijnë në Presidencë, ti ndajë bujarisht me shërbimet sekrete të Rusisë.

Ky është një alarm më tepër se përse Ilir Meta duhet të shkojë sa më shpejt para drejtësisë së re./Pamfleti