I ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, ministri i Mjedisit Blendi Klosi u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë që do të ndërtojmë HEC-e në zonat më të bukura të vendit.
“Sali Berisha ka thënë që do të ndërtojmë HEC-e në zonat më të bukura të vendit. Kanioni sot është pothuajse pa ujë sepse Berisha ka dhënë disa leje në vazhdimësinë e një çmendurie të madhe”, tha Klosi.
Kur u pyet nga gazetarja Eni Vasili se kush e ka firmosur lejen mjedisore për Holtën, Klosi nuk u përgjigj, por tregoi materiale të deklaratave të vjetra të ish-kryeministrit Sali Berisha mbi ndërtimet e HEC-eve.