Vrasja e punonjësit 31-vjeçar Shkëlzen Qordja ka tronditur Gardën e Republikës. Edhe pse në media u aludua se mund të jetë një vetërasje për shkak të pezullimit nga detyra, kjo pistë ka rënë poshtë.
Konfirmimi ka ardhur nga Drejtori i Komunikimit në Ministrinë e Brendshme Ardi Bita.
Ai ka deklaruar se viktima ishte ende pjesë e Gardës dhe lajmi se 31-vjeçari ishte pezulluar është i pavërtetë. Edhe prezenca e tij në ambjentet e punës e konfirmon këtë qëndrim pasi ai u gjet i vdekur në garazhin e Gardës, ku lejohet të hyjnë vetëm anëtarët e stafit.
Por heshtja e institucioneve përgjegjëse ku kanë kaluar rreth pesë orë që kur lajmi u bë publik e bën akoma më misterioze ngjarjen e rëndë.