Kryeministri Edi Rama është i gatshëm sërish ta diskutojë me opozitën, por cilido qoftë emri i propozuar, kryeministri është i bindur se punën do ta bëjë më mirë se Ilir Meta.
“Nuk ka një emër, por çdo gjë do përpiqemi ta shtrojmë për diskutim me opozitën dhe më pas me shqiptarët .Kushdo qoftë nëse flet mirë shqip, e bën punën më mirë se Ilir Meta”
Kurse pas pyetjes: A i ndjek ‘Foltoret’ e Berishës? Rama befason me përgjigjen e tij?!
“Nuk e ndjek dhe as nuk më duhet fare, kryetari i PD është Lulzim Basha dhe jam i detyruar që ta dëgjoj dhe e respektoj. Kur flet për llumin në PD, ai duhet të kujtojë se ai llum ka nxjerrë atë dhe sot duhet të tregojë, aty që nuk është pjesë e atij llumi, siç thotë ai, duke folur ndryshe, duke komunikuar ndryshe, duke mos përsëritur avazet e Foltores”, tha Rama.