1xbet betist supertotobet
konya escort
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Marsbahis
deneme bonusu veren siteler
Holiganbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
istanbul escort
skype show whatsapp show
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
alanya escort bayan

“Kurum” pezullon provizorisht punën në ish Metalurgjik: Mbi 500 punonjës njoftohen për ndërprerjen e kontratës!

“Kurum” pezullon provizorisht punën në ish Metalurgjik: Mbi 500 punonjës njoftohen për ndërprerjen e kontratës!

Kompania turke “Kurum” ka mbyllur dyert duke ndaluar punën. 500 punonjësit e Uzinës së Çelikut e Petëzimit janë njoftuar për ndërprerjen e njëanshme të kontratës pa u dhënë arsye, shkruan ABC News.

Nga data 1 gusht uzina ka ndalur punën në Uzinën e Çelikut ndërsa nga data 20 gusht është mbyllur edhe Uzina e Petëzimit.

Deri tani nuk ka pasur asnjë konfirmim nga drejtuesit e Kurum për vendimin, megjithëse zyrtarisht thuhet se mbyllja e aktivitetit është për shkak të remontit.

Emri i kompanisë turke që operon në Shqipëri prej shumë vitesh (1998) doli së fundmi pas kapjes së një ngarkese me mbetje toksike rreth 800 ton në Tajlandë.

Ngarkesa ishte nisur nga Porti i Durrësit ndërsa Ministria e Mjedisit deklaroi se ato ishin nga një kompani që vepronte pranë ish-Metalurgjikut në Elbasan.

Të njëjtën ditë, kompania “Kurum” hodhi poshtë deklaratën e Ministrisë së Mjedisit se ngarkesa ishte e saj, duke theksuar se i respekton të gjitha rregullat për trajtimin e mbetjeve, toksike apo jo.

Sipas prokurorisë, mbetjet toksike janë transportuar nga “Kurum” në Portin e Durrësit nga kompania e transportit “Sokolaj”, e cila është pjesë e hetimeve gjithashtu.

Përfaqësuesja e kompanisë Sokolaj, ka deklaruar në polici se mbetjet, të cilët ajo i ka emërtuar si oksid hekuri, janë blerë nga “Kurum” në nëntor 2023 për 41 mijë dollarë dhe i janë shitur një kompanie në Kroaci, GS Minerals D.o.o për 141 mijë dollarë ndërsa kontejnerët janë nisur nga Porti i Durrësit më 4 korrik 2024.