Mbreti Maha Vajiralongkorn u kurorëzua në pallatin mbretëror në Bangkok të Tajlandës, pas dy vitesh e gjysmë që nga momenti i marrjes së fronit, në një ceremoni e cila ishte zvarritur.
Mbreti u kurorëzua me një kurorë floriri dhe me gurë diamanti me peshë 7.3 kilogramë, e cila daton dy shekuj më parë.
Bëhet fjalë për kurorëzimin e parë në Tajlandë gjatë 70 viteve të fundit.
66-vjeçari Vajiralongkorn, u bë mbret në vitin 2016, pas vdekjes së të atit mbretit Bhumibol Adulyadej, i cili e drejtoi vendin për shtatë dekada.
Kostoja e ceremonisë së kurorëzimit të zhvilluar këtë të shtunë, mendohet se ka shkuar mbi 31 milionë dollarë, shkruan noa.al.
Ceremonia u zhvillua si një përzierje e riteve budiste dhe hindu, bazuar në traditën budiste të vendit dhe pas besimit se mbretërit tajlandezë janë rimishërimi i hyjnisë hindu Visnu. /a.y/noa.al