Është djalë dhe është shqiptar, foshnja i parë që ka lindur në qytetin e Parmës në Itali.
Prindërit e tij janë Mirela dhe Zamir Haxhiaj dhe i vogli i tyre do të quhet Noel.
Sipas mediave italiane, Noeli është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka lindur në orën 02:07 minuta të datës 1 Janar dhe peshon 3.550 gram.
Mediat lokale bëjnë të ditur se pesë foshnjat e para të lindura në 2019 në këtë maternitet janë djem.