Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni Berisha ka sulmuar policinë, pas 9 kg canabis të kapura në aksin rrugor Selenicë – Resulaj. Sipas tij është arrestuar kapur droga, por kanë lënë pronarin.
Postimi i plotë
Policia që duam. Ndalon ne postobllok makinen me droge por jo shoferin
“Më datë 16. 08. 2018, në kuadër të planit të masave kundër prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në aksin rrugor Selenicë – Resulaj, pikat e kontrollit të ngritura posaçërisht për goditjen e këtyre veprave penale kanë bërë të mundur bllokimin e një mjeti tip fuoristradë brenda së cilit është sekuestruar 9 kg e 720 gr lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 283/1 i Kodit Penal”