Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk guxuan të merrnin pjesë në protestën e dytë të organizuar nga ata dhe të iniciuar nga një tuf kllounësh që nuk kishin asnjë lidhje me motivin e protestës por të lidhura ngushtë me axhendën pa krye të dy figurave me të ndotura të politikës, që fatkeqësisht për faj të mungesës së drejtësisë dhe shtetit ligjor pëllasin akoma lartë e poshtë, duke na kujtuar edhe njëherë sa të durueshëm jemi.
Në protestën e parë, vrasësi dhe hjeksi u takuan dhe shtërnuan duarët aty turpërisht dhe me guximin e të çmendurit, duke shkelurimit mbi trupat e viktimave të tyre .
Sali Berisha dhe Ilir Meta duhet me ligj ta kenë të ndaluar për gjithë jetën, vënien e këmbës mbi atë vend të shenjtë, në vendin e krimit të tyre.
Të afërmit e viktimave do jenë ndjerë të poshtruar për përdhosjen që i’u bë bijëve të tyre .
Po Edi Rama si është ndjerë, apo i qetë, përderisa as një fjalë nuk tha, e nëse nuk i kujtohej vendi të paktën të nxirrte dikë nga shpura e tij për ti mallkuar përdhosësit e demokracisë dhe të kodit të zakoneve shqiptare. /Ekskluzive.al