Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka ironizuar situatën politike në vend.
Teksa ‘thumbon’ demokratët për 2 Kuvendet që prite të mbajnë në dhjetor, Spahiu nuk lë pa ironizuar edhe takimin mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë.
Postimi i plotë:
Kur u çlirua Shqipëria: në 28 apo 29 Nëntor?
Kur u çlirua PD: në 11 apo 18 dhjetor?
Kush u ngriti i pari flamurin: Gjergji apo Ismaili?
Kush nga ju e di numrin e saktë:
– Sa milionë shqiptarë jemi?
– Sa kilometra/2 banohen territore etnike shqiptare?
Dy qeveri që s’kanë inventar as popullin dhe as territorin, por reklamojnë patriotizëm nga Restorante peshku