Sali Berishën duket se e ka bashkuar halli me Tom Doshin pas shpalljes “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Edhe pse është një prej personave që ka sulmuar më tepër Doshin pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, sot Berisha duket se e ka zbutur qëndrimin e tij.
Teksa fliste para disa kohësh për deklaratën e ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, e cila kërkoi që persona si Tom Doshi të mos kandidohen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Berisha u shpreh se Doshi me të vërtetë që ka një parti tjetër, por ai është pjesë e PS-së.
Ai shtoi se në PS ka persona me më shumë rekorde se Tom Doshi, duke përfshirë këtu dhe emrin e kryeministrit Rama.
“Të pretendosh se Tom Doshi nuk është pjesë e PS-së është njëlloj si të pretendosh që janë gjetur eskimezë në shkretëtirë. Edi Rama kur pati sherr Doshi me Metën thirri ambasadorët dhe tha ky po kalon tek opozita.
Është e vërtetë që Doshi ka një parti të tij, por nuk ia ka kursyer kurrë votën Edi Ramës. Ai është një mekanizëm që Rama i garantoi atij hyrjen në parlament. Por them prapë që Toma është lule me atë që është Rama”, tha Berisha.