Nard Ndoka është i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit ‘Dritare me Rudinën’ për të folur rreth situatës politike në vend.
Ndoka në fjalën e tij u shpreh se Basha po krijon shpresë te të gjithë shqiptarët dhe te ata vetë si aleatë. Ndërkohë moderatorja Xhunga ndërhyri duke e pyetur se ku qëndronte shpresa që Basha po u jepte, duke e vënë Ndokën në siklet pasi nuk po dinte të përgjigjej.
Menjëherë të ftuarit e tjerë në studio, si Çlirim Gjata dhe Luan Rama nisën të ndërhynin dhe u përpoqën të largonin vëmendjen nga ai.
‘Ne sot kemi besim të Basha për deklarimet publike që ai ka bërë’, vazhdoi ish-deputeti, ndërkohë moderatorja u kërkoi panelistëve të tjerë të mos ndërhynin dhe iu ‘kundërvu’ sërish Nard Ndokës duke u shprehur ‘E ça shprese është kjo. Kjo s’ do të thotë asgjë.’
PJESË NGA DEBATI:
Ndoka: Basha po krijon shpresë
Rudina Xhunga: Po juve çfarë shprese po ju krijon
Ndoka: E para sot ne kemi besim të Basha për deklarimet që ka bërë publike
Rudina Xhunga: E çfarë shprese është kjo. Kjo s’ do të thotë asgjë
Ndoka: Nuk do të ketë zgjedhje me Ramën kryeministër. Nuk do të ketë marrëveshje me Ramën si 17 maj.
Djegia e mandateve e ka rritur besimin tek ne. Sot Basha është një besim dhe alternativë në këtë realitet të zymtë ku jemi.
Shpresa e kllounit ish deputet ishin gënjeshtrat dhe broçkullat që nxjerr Basha nga çdo ditë me të njenjtit model si kontigjenti kryesor i drejtësisë së re.