osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kur pushtetarët janë vërtetë pushta: Shporrje me ligj për ata që zënë “nore” vartëset duke i intimiduar

Kur pushtetarët janë vërtetë pushta: Shporrje me ligj për ata që zënë “nore”  vartëset duke i intimiduar

Një fëmijëri e vështirë, një rini e frustuar financiarisht dhe seksualisht, e “implementuar” në strukturat më të larta të shtetit dhe partive politike shqiptare ka qënë një “minë me sahat” për ecurinë 28 vjeçare të demokracisë në Shqipëri.

Gjatë gjithë këtij tranzicioni të vështirë, për këta njerëz që kanë pasur probleme në femijëri me veten dhe ambientin që i ka rrethuar, kanë qënë studiozë ndoshta por shumë të vetëkontrolluar, kanë qënë të ndrojtur por shumë perversë në vetëvete, zyrat e shtetit u bën një “qark” ku zinin viktima nevojtare dhe para nga arka e shtetit.

Dhe këta lloj pushtetarësh pushta jo vetëm i duan për dashnore, por kërkojnë që t’i ngjitin këto “copa mishi me dy sy” dhe në majën e institucioneve, duke shkatërruar tërë piramidën e shtetit dhe duke ua futur kokën “mes këmbëve” qytetarëve shqiptarë.

Të cilët lihen sërish nën këtë humor që buron nga thellësia e përversitetit dhe e maskarallëkut të këtyre njerëzve të rritur me një fëmijëri të vështirë që sapo u bie dora në lek përmes pushtetit, puna e parë që bëjën, krijojnë lidhje me këshilltaret, vartëset dhe asnjëherë me personat me herarki të barabartë me ta.

Nuk ka dallim, nëse ka qënë kryeministër hokatari Fatos Nano, manjaku Ilir Meta, “seriozi” deri në pervesitet Sali Berisha apo Edi Rama. Por e përbashkëta e tyre, u shkëlqejnë sytë sa herë shohin një femër, të bukur sipas shijeve të tyre, dhe nxitojnë ta “rekrutojnë” në administratë, në parti apo ku të jetë mundësia e promovimit të saj. Paçka se janë me tërë mend bosh, por që me mbështetje nga lart bëhen përbindëshet e administratës, partisë, sepse duke mos ditur çfarë kërkojnë e asgjë, vetëm masakrojnë njerëzit që kanë nën vete, pa arritur asnjë sukses.

Ndoshta të promovuarat e Fatos Nanos janë harruar tashmë, por “lolitat” e Ilir Metës, këngëtaret e Sali Berishës, dhe të promovuarat e Edi Ramës që nga institucioni më i ulët e deri në krye të institucioneve më të larta janë në fokus dhe të mediave, janë autentike dhe për më tepër po ia nxijnë jetën qytetarëve shqiptarë, administratës shqiptare dhe arkës së shtetit shqiptar.

Por ka dhe më keq, pasi ka ish ministra dhe ministra, të cilët duke shfrytëzuar postin kanë krijuar lidhje me vartëset deri në atë pikë, sa të prishin familjet. Por kjo është punë e tyre. Problemi është se tashmë bashkëjetueset e tyre kërkojnë t’ua lënë peshqesh shqiptarëve, duke kërkuar që t’i instalojnë në krye të drejtësisë, të institucioneve të tjera ligjore për të na dominuar jetën tona. Këtu mbaron privatësia dhe jeta e tyre, pasi cënohet jeta jonë.

Askush nuk i ka borxh as Berishës, Bashës, Metës, Ramës të dëgjojmë në Kuvend dhe në krye të institucioneve më të rëndësishme zërin e këtyre njerëzve pa asnjë kontribut, dhe shqiptarët me “kokën mes këmbëve” të detyrohen të marrin frymë dhe jetojnë normalisht.

Askush nuk ia borxh ish ministrit të Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, që pasi bëri turli maskarallëku në grupin e bashkëpuntorëve të Berishës, zuri të dashur në Ministrinë e Drejtësisë, dhe të na e “shesë” dashnoren e tij Marsida Xhaferrllari si “majën” e drejtësisë, duke kërkuar ta bëjë anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Privatësia e tij s’na duhet, por kur atë na e shet si vlerë, besojmë se është e tepërt kjo për shqiptarët. Përmendëm vetëm Alibeajn, se ai ka dalë publikisht, pasi ka dhe të tjerë të cilët “vegjetojnë” në këtë mënyrë, duke përfituar nga të qenit në pushtet.

Në fund të herës, e mira e punës është që këta maskarenj duhet të shporren me ligj nga përzierja në drejtimin e shtetit dhe të partive. Është më e pakta që mund të bëhet për shqiptarët./Pamfleti/