osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kur presidenti amerikan Xhorxh. H. W. Bush u rrëzua dhe volli mbi kryeministrin japonez

Kur presidenti amerikan Xhorxh. H. W. Bush u rrëzua dhe volli mbi kryeministrin japonez

Ndodhi në vitin 1992, gjatë një darke shtetërore në Japoni. S’mund të mohohet, se puna e presidentit amerikan është tejet rraskapitëse.

Më 8 janar 1992, pas udhëtimit nëpër 16 zona kohore brenda 10 ditëve, presidenti shumë i lodhur Xhorxh H.W. Bush, e shpërfilli këshillën e mjekut të tij, dhe mori pjesë në një darkë shtetërore të shtruar për nder të tij në shtëpinë e kryeministrit japonez, Kiçi Mijazaua.

Rreth orës 20:20, midis servirjes së pjatës së dytë dhe të tretë (salmon krudo me havjar, dhe mish viçi i pjekur në skarë me salcë piperi), presidenti Bush nisi befas të mos ndihej mirë.

Lideri 67-vjeçar i botës së lirë, humbi ekuilibrin dhe ra mbi shpinën e mikëpritësit të tij, dhe volli mbi pantallonat e Mijazauas në sytë e përfaqësuesve të 135 kombeve.

Pasi tmerroi të gjithë të pranishmit, Zonja e Parë Barbara Bush, nxitoi t’i vinte në ndihmë të shoqit duke i mbajtur një pecetë para gojës.

Ndërkohë, një agjent i shërbimit sekret, kërceu mbi tavolinë për të kapur presidentin që po rrëzohej. Kryeministri japonez, kapi kokën e Bushit, dhe e uli ngadalë në dysheme pa ndjenja, presidentin e SHBA-së.

Pasi u përmend disa sekonda më vonë, presidenti Bush bëri shaka duke thënë se “duhej thjeshte ta rrokullisnin nën tryezë, derisa të përfundonte darka” dhe pas pak minutash, edhe pse tepër i zbehtë në fytyrë, Bush arriti që të ngrihet në këmbë.

Ngjarja u raportua si e shkaktuar “vetëm si pasojë e një viroze gripale”, dhe jo një përsëritje e një fibrilacioni atrial, që e goditi presidentin në majin e vitit 1991, teksa po vraponte në Camp David. Televizioni japonez, refuzoi të publikonte pamjet e sikletshme./Bota.al