osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kur Petrit Vasili ndante kënaqësinë për Check Up-in

Kur Petrit Vasili ndante kënaqësinë për Check Up-in

Ndryshe nga Partia Demokratike, e cila ka qenë që në krye të herës kundër idesë së Check Up-it e si pasojë – dhe kjo është absurde – kundër kontrollit parandalues për popullatën, një nga përfaqësuesit më të lartë të partisë që sot është në koalicion me të, Petrit Vasili, nuk ka patur gjithmonë qëndrimet që mban sot.

Ish kryetari i LSI në periudhën tranzitore, mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, dy ditët e fundit ka sulmuar siç ka bërë shpesh këto kohë Kryeministrin, me akuza të forta, të ilustruara gjithmonë me fjalë banale, që me sa duket, në gjykimin e Vasilit e shtojnë peshën e akuzës.

Ish Ministri i Shëndetësisë, në maj të vitit 2015, pikërisht në fillimet e punës të koncensionit të Check Up-it, gjatë një prej vizitave ku shoqëronte minsitrin e atëhershëm të Shëndetësisë, Ilir Beqja, kishte mendim krejt tjetër nga ky i sotmi. Madje Petrit Vasili “ndante kënaqësinë” e tij për promovimin e kontrollit parandalues.

Ja çfarë deklaronte ai në 15 maj të vitit 2015:

“Unë ndaj kënaqësinë reciproke me ministrin që jo thjesht dhe vetëm të promovojmë Check-up apo kontrollin parandalues, por kthejmë përfundimisht vëmendjen dhe fokusin e shëndetësisë shqiptare drejt Kujdesit Parësor, i cili është thelbi i sistemit, filtri themelor i shumicës së popullatës dhe në këtë mënyrë mjekësia është më e fortë, më e shëndetshme dhe ka mundësi konkrete që të gjithë qytetarëve t’u ofrojë jo vetëm akses por edhe shërbim dhe sigurisht sëmundshmëria të kontrollohet mirë dhe në kohë.

Edhe interesimi edhe infrastruktura edhe profesionalizmi i mjekëve e bënë tërësisht të mundur dhe e bën një sfidë të fituar këtë sfidë të madhe dhe zhvillimi i saj në të gjithë territorin do të thotë që çdo shqiptar ka të drejtë të kontrollohet dhe të dijë se ç’ndodh me shëndetin e tij, pavarësisht se ku ndodhet ai, në Tiranë apo në pjesët më ekstreme të Shqipërisë”.

Sigurisht që kohërat ndryshojnë, ashtu si dhe opinionet dhe qëndrimet. Por pak si e vështirë dhe e pabesueshme të kesh dy qëndrime diametralisht të kundërta, për një temë kaq të rëndësishme, siç është kontrolli parandalues për sëmundjet e popullatës, që është vërtetuar se shpëton shumë jetë njerëzisht./Lexo.al