Ishte ora 13:00 në mars të 2014 kur pasi kishte përfunduar konsultën me kreun e shtetit për anëtarët e Gjykatës së Lartë, Petrit Vasili iu drejtua gazetarëve dhe kamerave të tyre për të bërë deklaratën e tij për këtë takim. Nuk kaluan as dy minuta kur pa u vënë re, Gjyzeli, 68 vjeç, iu afrua dhe nga një metër larg e goditi Vasilin me dy vezë. Ky sulm i ka kapur në befasi të gjithë, ndërsa deputeti i LSI-së, i përqendruar te deklarata që po jepte për televizionet, e ndjeu agresorin vetëm kur ai gati sa nuk iu hodh në qafë dhe njëra nga vezët i ra në shpatullën e djathtë. Madje edhe dy punonjës të Gardës së Republikës që mbikëqyrnin daljen nga Presidenca të politikanëve, nuk arritën ta ndalonin agresorin, pasi ai është afruar si një kureshtar i padëmshëm.
I pakënaqur nga kjo goditje, Gjyzeli është ulur poshtë dhe ka marrë edhe vezën e dytë që i kishte rënë nga dora dhe ka vazhduar që ta godasë përsëri Vasilin, i cili tashmë ishte larguar disa hapa. “Maskara, hajdut, shkërdhatë!” – kanë qenë fjalët e vetme që mundi të thoshte Gjyzeli në momentin e goditjes me vezë. Në këtë moment kanë qenë punonjësit e Gardës së Republikës që kanë dalë menjëherë nga dera anësore e godinës së Presidencës dhe e kanë larguar agresorin nga deputeti i LSI-së. Në më pak se dy minuta, një patrullë e policisë e ka shoqëruar Gjyzelin në Komisariatin Nr. 2 të Tiranës.
Sulmi ndaj Petrit Vasilit ra në sy të kalimtarëve kureshtarë, që vetëm kur panë ndërhyrjen e Gardës së Republikës dhe makinën e policisë kuptuan se bëhej fjalë për një incident para derës së Presidencës. Sikur të mos kishte ndodhur kjo ngjarje, deputeti i LSI-së si i pa turp 1që është, u është afruar sërish kamerave dhe ka vazhduar deklaratën e tij rreth takimit me kreun e shtetit për anëtarët e Gjykatës së Lartë. Në përfundim të deklaratës, i pyetur nga gazetarët lidhur me këtë incident, Vasili tha se nuk kishte asnjë dijeni për personin që kreu këtë veprim.
Mirëpo Vasali e njeh shumë mirë Gjyrezin
E njëjta situatë, si ngjarja që ndodhi në 2014 para Presidencës, është regjistruar edhe një vit më parë, në të njëjtin vend dhe ka pasur të njëjtët protagonistë. Më 6 mars të vitit të kaluar, Petrit Vasili sërish ka qenë duke dalë nga Presidenca, ku po diskutohej për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe sapo ka hipur në makinë, automjeti ku ai ndodhej është qëlluar me vezë. Edhe në këtë rast autor i sulmit ka qenë Mustafa Gjyzeli, i cili ka dhënë të njëjtin shpjegim për policinë, shkatërrimin e biznesit të tij.