Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të komentojë sërish sot gjithçka ndodhi në Kuvend dhe pse iu përgjigj akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Duke iu përgjigjur interesimit të ndjekësve të tij, Rama thotë se nuk mundi të heshte, por pikërisht kur nuk ia hedh sytë, “ai të hyn në krevat”.
“Është një i marrë, rrugaç, i dehur është e papmundur ta kalosh nëse nuk merresh me të.Fatkeqësisht ky rrugaç i dehur ka arritur të marrë formën e deputetit. E kam gozhdë në zemër që në atë Kuvend nuk sfidon inteligjenca por injoranca. Do ishte më e drejtë të na mundte një sfidant serioz se sa të kemi betejë me një karagjoz”. thotë Rama.
PERGJIGJA IME
Publiée par Edi Rama sur Jeudi 31 janvier 2019