osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kur një prostitutë tridhjetë vjeçare të shet moral, e ka një shkak, e ka një arsye!

Kur një prostitutë tridhjetë vjeçare të shet moral, e ka një shkak, e ka një arsye!

Nga av. Romeo Kara

Kur s’ke turp, të gjitha i bën, biles bën pikërisht atë që nuk duhet të bësh.

Disa janë shkaqet e paturpërisë, por kryesisht janë: interesi, halli, dëshira për të qënë protagonist, psikopatia etj.

Nëse ka ndonjë gjë, që një apo disa prostituta, që kanë punuar në bordell prej 30 vjetësh, që nuk duhet t’a bëjnë, është të flasin për moralin, t’a shesin moralin dhe për më tepër të kërkojnë të vlerësohen dhe të shpërblehen për moralin.

Edhe qindin të punojë Rama, kjo nuk e moralizon, apo e fshin apo e bën zero, kurvërinë politike të Saliut, Ilirit, Monikës, Lulit dhe lukunive përkatëse që u shkojnë pas.

Ishte pikërisht kurvëria e pashoqe politike, niveli rekord i vjedhjeve dhe abuzimit pushtetar të Saliut dhe Ilir-Monikës, që ia hoqi frikën ndaj ligjit Ramës, apo i krijoi ndjenjën e superioritetit ndaj opozitës, një ndjenjë e rreme vetëkënaqësie, pasi nuk u shoqërua me kërkesën reale për vendosjen e drejtësisë.

Duke menduar se Saliu dhe Ilir-Monika nuk arrihen kurrë në rekordin e zullumeve, minjtë e pushtetit pranë dhe poshtë Ramës, por që flirtojnë tërë kohën me oligarkinë, bënë pikërisht atë që nuk duhej bërë, bënë zullumin.

Kalorësit e zinj Sali-Ilir-Monika, sapo mësuan se minjtë e Ramës u bënë njëlloj pis si ata, iu ranë borieve të festës dhe sulmit për pushtet.

Nëse deri dje, Saliu, Iliri dhe Monika prisnin deri diku të pashpresë përballjen me drejtësinë, për korrupsionin tre dekadash të instaluar dhe ushqyer prej tyre, sot ata kërcejnë të lumtur përpjetë, pasi mund t’a pasojnë stafetën e zullumit tek minjtë, që jo vetëm vodhën punën dhe djersën e të tjerëve, por mbi të gjitha vodhën ëndrrën për drejtësi.

Pra çudia se si, një prostitutë tridhjetë vjeçare mund të shesë moral, e paska një shkak, e paska një arsye.

Para pak vitesh, më lehtë ishte e besueshme se halla kishte k..e se sa do të vinte dita që Monika do shiste e predikonte moral, por sot kjo gjë u bë realitet.

A është kjo gjë për shkak të purifikimit të Monikës, për shkak të harresës kolektive apo për shkak të minjve zullumqarë që po gërryejnë papushim, pa mëshirë dhe pabesisht anijen e pushtetit?

Sigurisht që është kjo e dyta dhe sigurisht që llogjika historike na ka mësuar se, një nga pasojat e korrupsionit të sotëm është riciklimi moral i korrupsionit të djeshëm.

Pra, cipa e virgjërisë të të pacipëve të djeshëm, është thjesht pacipshmëria e të sotmes.

Ky është momenti i reflektimit kur gishti drejtohet fillimisht nga vetja, dhe sigurisht më pas edhe nga tjetri.

Asnjë nocion ligjor apo llogjik, nuk e pranon apo justifikon nje rivirgjërim të tillë si ai i Sali-Ilir-Monikës, prandaj teatri dhe procesi i absurd rivirgjërimit, iu drejtua për ndihmë metodës novatore të djegies së mandateve.

Sali-Ilir-Monika, të bashkuar përballë drejtësisë, e gjetën sebepin për të ngritur zërin, për të shitur moral dhe biles edhe për të kërkuar pushtet, pasi si barkë shpëtimi iu erdhi tufa e minjve zullumqarë.

Me një oratori skandaloze, lukunia e ish pushtetarëve më hajdutë që historia njeh, foli në emër të popullit, për popullin dhe me popullin.

Oratoria infantile e djeshme, si dhe mëkati i minjve të sotëm, nuk e zhbën aspak veprën e tyre, vepër tërësisht kriminale dhe kryesisht në dëm të popullit.

Dje autorët e shkatërrimit pa mëshirë të të gjithë bazës ekonomike prej qindra fabrikash, uzina e kombinatesh, të ushtrisë, arsimit, shëndetësisë, dinjitetit të shqiptarit, autorët e skemave piramidale, 97, Gërdecit, 21 janarit, CEZ-it, DIA-s, Porto-Romanos, rruges Durrës-Kukës-Morinë, autorët që kanë rrëmbyer nga tetë apartamente si të pastrehë, autorët që me para gjaku e krimi kanë studiuar në Londer e Paris të cilat populli nuk i sheh as në ëndërr, folën PATURPESISHT në emër të popullit, me të vetmin qëllim pikërisht për të përçarë popullin, për t’a vrarë edhe njeherë atë, për t’a spostuar lojën e pisët në emër të popullit dhe për t’i shpëtuar drejtësisë sigurisht në emër të popullit.

Populli nuk janë dy apo tre banda, parti apo oligarkë.

Populli jeton dhe mbijeton prej vlerave, prandaj ndarjen dhe perçarjen sipas bandave dhe interesave meskine e bëjnë pikerisht armiqtë e popullit, në emër të popullit.

Populli duhet të reflektojë duke përqafuar të vërtetën dhe përkrahur vetëm të drejtën.
Partitë kanë lindur për t’i shërbyer popullit dhe jo populli të bëhet kurban i tyre dhe i lidërve partiakë.

Sa më shpejt t’a kuptojmë këtë, aq më mirë do të jetë.

Ajo ç’ka unë dua të theksoj është se, vetëm kur zëri i atyre që aspirojnë për drejtësi, të buçasë shumë më fort se buritë e korrupsionit të Saliut-Ilirit-Monikes dhe minjve të pushtetit, vetëm atëherë ne do t’i kthejmë shpresën popullit dhe do të flasim realisht për popullin.