osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kur Namik Dokle i “këndonte” Berishës këngën e Tropojës dhe batuta me Ngjelën e parë e Ngjelën e dytë

Kur Namik Dokle i “këndonte” Berishës këngën e Tropojës dhe batuta me Ngjelën e parë e Ngjelën e dytë

“Më fal se jemi të dy nga Veriu, nuk do të bëj asnjë lloj replike me ju, por do të kujtoj vetëm vargjet e një kënge tropojane, e cila i është kushtuar ditës së vrasjes së Bajram Currit nga Kadri Mehmeti. Në vargjet citohen fjalët e Bajram Currit: “Budalla Kadri Mehmeti, / s’më ka lidh as krajl as mbreti, / më ka lidh veç nana te djepi”

Diskutimi për lejën e kthimit të Leka Zogut në Shqipëri, ka marrë mjaft kohë në Parlamentin e viteve 2000. Ndër personazhet më aktivë të këtij debati padyshim ishin deputetët e Partisë së Leglitetit ku ka qënë pjesë edhe Spartak Ngjela.

Në këtë debat nuk përfshihej me mjaft kursime Sali Berisha pasi partia e tij ishte shprehur kundër kthimit të Leka Zogut në Shqipri qyah në vitet e para të pluralizimit përmes rezolutës për qëndrimin ndaj familjes mbretërore.

Megjithatë, në vitet 2000, Berisha kishte ndryshuar qëndrim dhe ishte pjesë e atyre deputeteve që kërkonin të lejohej kthimi i Leka Zogut në atdhe. Padyshim, kundër kthimit të Leka Zogut në Shqipëri do të ishin socialistët dhe ndër ta edhe Namik Dokle. Do të zgjidhte Berishën për replikë dhe do ti drejtohej me një këngë të krahinës së Tropojës për heroin Bajram Curri që kishte qënë kundërshtar me Ahmet Zogun.

Një vlerësim do ta kishte Doklë edhe për Ngjelën e parë, që i referohej të atit të Spartak Ngjelës, Kiqo Ngjelës, i cili kishte qënë pjesë e shtetit komunist që kishte shpallur armik Ahmet Zogun. Batuta me “Ngjelën e parë dhe “Ngjelën” e dytë do ta merrte përgjigjen padyshi në stilin e “Ngjelës” së dytë. Më poshtë publikohet pjesë nga fajlimi i Dokles dhe përgjigja e Spartak Ngjelës.

Namik Dokle: Falemnderit, zoti kryetar!

Realisht edhe unë kisha atë bindje të zotit Blushi se ky diskutim më duket paksa absurd dhe pa kokë. Megjithatë, nga diskutimet e disa deputetëve, me sa shikoj, del edhe koka e këtij mocioni, i cili, në fund të fundit, shpreh një krizë dhe një përpjekje për të mbledhur votat e legalistëve dhe për t’i futur në koshat apo në torbat e disa partive, të cilët, reformatorë apo joreformatorë, e shikojnë se llogaritë nuk u dalin mirë.

Megjithatë, e mora fjalën vetëm për të thënë pak gjëra: së pari, shikoj se këtu mungon zoti Pjetër Arbnori, qoftë i nderuar, sepse në zyrën e tij ka mbajtur gjithnjë bustin e Luigj Gurakuqit dhe prandaj ai nuk mund të jetë këtu e të dëgjojë proçkat për Ahmet Zogun.

Së dyti, zoti Berisha, më fal se jemi të dy nga Veriu, nuk do të bëj asnjë lloj replike me ju, por do të kujtoj vetëm vargjet e një kënge tropojane, e cila i është kushtuar ditës së vrasjes së Bajram Currit nga Kadri Mehmeti Në vargjet citohen fjalët e Bajram Currit: “Budalla Kadri Mehmeti, / s’më ka lidh as krajl as mbreti, / më ka lidh veç nana te djepi”. Këto vargje të popullit të Tropojës ne nuk duhet t’i harrojmë asnjëherë.

Unë do të thosha se ka shumë të drejtë zoti Guri Durollari, që me naivitetin e tij politik ka marrë një nismë, e cila, në fund të fundit, i takon atij, sepse është një legalist i shpallur dhe ka të drejtën morale të mbrojë ish-mbretin, apo atë që ai e quan “mbret”, i cili, ashtu siç tha Dritëroi, nuk është mbret, por është njeri i përrallave. Dhe gjithsesi është krejt e natyrshme, madje unë do ta quaj krejt të natyrshëm edhe diskutimin e zotit Ngjela, sepse është normale që të ndodhin ndryshime të tilla në politikë: Ngjela i parë, përzuri Zogun e Parë, Ngjela i dytë kërkon të vijë Zogu i Dytë dhe kjo përsëri është krejt normale, por unë nuk mund të kuptoj zotin Pollo, i cili kërkon të mbrojë Leka Zogun.

Leka Zogu ditën që shkoi të sulmojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me njerëzit e tij të armatosur, për pak sa nuk vrau drejtorin politik të Këshillit të Evropës, Hans Peterfurer, i cili ishte në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Këtij personaliteti të Këshillit të Evropës Bashkia e Tiranës i ka dhënë titullin “Qytetar Nderi i Tiranës” dhe po kjo bashki do të nderojë Leka Zogun. Unë këto lloj kontradiktash nuk mund t’i kuptoj dhe, në fund të fundit, ne nuk duam asgjë tjetër, por duam që çdo njeri që e quan veten shqiptar duhet të zbatojë ligjet e këtij shteti dhe nuk kemi pse të hidhemi në politika majtas djathtas, lart poshtë e me radhë, po të respektojmë institucionet dhe të respektojmë disa gjëra që janë të shenjta. Një njeri qëllon mbi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe rrezikon të vrasë edhe drejtorin politik të Këshillit të Evropës, unë nuk mund t’i them të rrijë pa dhënë llogari përpara ligjit, përpara shtetit.

Spartak Ngjela: Unë dua të kujtoj se gazetën “Zëri i popullit” që ka drejtuar zoti Dokle, Ngjela i parë dhe Ngjela i dytë në burg i kanë thënë “Zëri i gënjeshtrës” ose “E zeza e popullit”. Zoti Dokle, nga mënyra se si flet: me Ngjela i parë dhe Ngjela i dytë, kuptohet se është akoma marksist- leninist. Je një leninist shembullor, zoti Dokle, ashtu si dhe kryetari yt, zoti Dokle, jeni të gjithë leninistë e të ndershëm, sepse mënyra e të folurit me prindër e me fise, natyrisht që është lufta e klasave, natyrisht që është e drejta juaj dhe ju natyrisht që jeni njerëz të ndershëm, zoti Dokle, mbi të gjitha, ju, zoti Dokle, sepse keni drejtuar gazetën më prestigjioze të botës që ka sharë dhe Mbretërinë e Anglisë, zoti Dokle, ka sharë dhe filozofët e mëdhenj të botës, zoti Dokle, megjithatë ju jeni njeri i ndershëm, zoti Dokle. Pse? Sepse ne ju kemi falur, zoti Dokle. Në vitin 1992 të kemi falur, zoti Dokle, po Sali Berisha ta dijë mirë se më nuk falen kriminelët.