Presidenti Ilir Meta shprehet nga Kosova se ideja e korrigjimit të kufijve dhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është një përgjegjësi ekskluzive e institucioneve dhe udhëheqësve të Kosovës.
I ftuar në emisionin ‘Debat Plus’, Meta tha se Shqipëria duhet të mbështesë çdo vendim që do të marrin institucionet e Kosovës për këtë çështje, madje dhe këtë presidenti tha se ia kishte bërë të qartë dhe Ramës.
‘Qëndrimi im për ndryshimin e kufijve ka qenë dhe mbetet i pandryshueshëm. Dialogu Kosovë-Serbi është një përgjegjësi ekskluzive e udhëheqësve të Kosovës.
Shqipëria për të mbështetur këtë dialog duhet të përkrah zgjidhjen që do të marrin institucionet e Kosovës. Unë këtë ja kam bërë të qartë dhe kryeministrit Rama. Pasi çdo ndërhyrje do të ishte e panevojshme dhe mund të mos rezultonte ndihmuese’, tha Meta.