osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kur Kadri Roshi interpretonte borgjezin kinez

Kur Kadri Roshi interpretonte borgjezin kinez

Kur lexon dramën kineze “Shtërgata” apo sheh spektaklin e saj nuk e ke të vështirë ta kuptosh se ke të bësh me një vepër të fuqishme, me një dramë të denjë për ccdo skenë të botës. Autori i saj, dramaturgu i shquar Cao Y me talentin e tij të njohur, ka arritur të fiksojë në faqet e një drame ngjarje që zhvillohen brënda 24 orëve , por që zbulojnë para nesh me mjeshtëri e vërtetësi jetën në Kinën e viteve 30. Kemi të bëjmë me një vepër që ka një diapazon të gjerë mendimesh e ndjenjash nga më njerëzore.

“Shtërgata” është një dramë e thellë psikologjike-sociale, me karaktere të spikatur mirë, me situata të forta me një tension dramatik të vazhdueshëm e gjithnjë në ngritje. Në këtë vepër të gjitha sa thamë krijojnë të gjatë atmosferën e një kohe të caktuar. Shkrimtari duke na dhënë një dramë familjare mbi rënien e borgjezisë kineze, arrin brenda kufijve të një pjese të verë ballë për ballë dy forcat e mëdha shoqërore të kohë: punëtorët dhe pronarët. Për të sendërtuar konfliktin familjar e shoqëror të dramës me mjeshtëri artistike Cao Y ka ditur të harmonizojë në mënyrë krijuese traditën e begatë të dramaturgjisë kineze me përvojën e dramaturgjisë moderne europiane. Kuptohet se regjisorja Drita Agolli veproi shumë mirë që zgjodhi pikërisht këtë vepër për ta vënë në skenë.

Dobia këtu qe e dyfishtë, nga një anë, ajo i provoi forcat e veta për herë të parë në një vepër të vështirë psikologjike dhe nga ana tjetër i shtoi repertorit të Teatrit Popullor një dramë të vlefshme. Puna serioze e regjisores duket edhe në shkurtimet e mëvonshme që i ka bërë veprës. Një gjë e tillë sipas fjalëve të autorit “është për të mirën e spektatorëve të huaj”. Drita Agolli e ka kuptuar drejt dhe mirë domethënien ideo-artistike të dramës dhe kj9o i ka dhënë dorë të krijojë një spektakël të denjë për teatrin Popullor.

Konceptimi kompozicional i spektaklit në tërësi, është i arrirë dhe i plotë. Regjia dhe piktori me mjetet e shtyre shprehëse qysh në hapjen e perdes na japin atmosferë3n në të cilën do të zhvillohet drama. Idea e tyre për ta paraqitur shtëpinë e pronarit të minierës Xhou Pu, Juanit si një kryqëzim kanalesh në thellësi të të cilëve shihet një copëz qielli, është kuptimplotë dhe e gjetur.

Zhvillimi i aksionit të dramës nëpër këto kanale i përgjigjet idesë bazë të veprës. Lëvizjen e personazheve në këtë sfond simbolik e kanë ndihmuar edhe drita e zbehtë dhe kontrasti i kursyer hije-dritë. Këto rrethana e kanë bërë regjinë dhe aktorët të thellohen në botën e brendshme të personazheve në luftën e tyre psikologjike. Kjo natyrisht është rruga më e vështirë por më e nderuar për skenën. Regjisorja e re vinte për herë të parë në provë forcat e saj, u gjend para vështirësive serioze duke zgjedhur pikërisht këtë rrugë. Suksesi i shfaqjes tregon se ajo në përgjithësi ia arriti qëllimit.

Natyrisht ne shpresojmë se në të ardhmen mjetet shprehëse të regjisores do të pasurohen më tepër dhe do ta justifikojnë besimin që na ngjalli spektakli i saj i parë. Ndarja e drejtë e roleve , siç dihet është hapi fillestar për suksesin e një spektakli. Duke vendosur në qendër të tij, në rolin e Xhou Pu Juanit artistin e merituar Kadri Roshi, regjia ka siguruar një motor impulsiv që i jep ritmin gjithë shfaqjes.

Xhou Pu Juan si personazh ka një ngarkesë të madhe dramatike. Tek ai tiparet e klasës që përfaqëson janë gërshetuar me cilësitë individuale bindshëm, në mënyrë të gjallë e realiste. Ai është një pronar i zgjuar e dinak, shfrytëzues e tiran i kulturuar e mizor njëkohësisht. Ai është borgjezi kinez i edukuar në shkollën prusiane.

Kadrri Roshi i ka hyrë thellë karakterit të këtij pronari , me lojën e tij ekspresive krijon në skenë një figurë të paharruar. Bota e brendshme e Xhou Pu Juanit është dhënë me një frenim të ekuilibruar, me qetësinë e një njeriu që ka gjithçka në dorë. Cinizmi, shpirti mizor , lakmia e pa fre por e maskuar, natyra dinake e shfrytëzuesit duken tek Xhou-Roshi në ftohtësinë e akullt, në maturinë skrupuloze në zotësinë për ta fshehur të vërtetën. Në funksion të këtyre janë vënë të gjitha cilësitë aktoreske të Kadri Roshit.

Në këtë shfaqje aktorit Lazër Vlashi iu besua një rol i rëndësishëm, i ndryshëm nga rolet e tjerë që ka luajtur deri tani. Personazhi i Xhou Pingut i interpretuar nga Vlashi mbart në vetvete një dramë të madhe , i brejtur nga kontradiktat shpirtërore dhe nga dëshira për të gjetur një rrugëdalje në jetë, ai përsëri bie në kënetën ku ka rënë tërë familja e tij. Ai nuk mund të dlë nga ajo kënatë sepse është i prishur përbrenda.

Dhe kjo është logjike, Xhou Pingu si përfaqësues i brezit të dytë të familjes Xhou, shënon degjenerimin e plotë të saj. Një nga veçantitë e interpretimit të Vlashit është reflektimi në heshtje, i marrëdhënieve të pamoralshme që ka patur me njerkën e tij. Neveria që ai ndjen ndaj vetvetes, nuk i vjen nga lëndimi i ndërgjegjes, por nga kompleksi i fajit që e gërryen sepse ka përlyer shtratin e të atit i cili për të është ideali i paprekshëm i jetës.

Ajo që nuk arrin të realizojë Vlashi është tempi i çmendur , ekspulsiv që ai duhet të ketë në skenën e fundit, kur ai orvatet të largohet me Së Fengun. Kjo, ndoshta i vjen nga një gjykim modest që ka autori ndaj forcave të veta shprehëse, nga mungesa e guximit për ti shfaqur ato në një shkallë më të lartë.

Figura e Xhon Fan Y, gruas së dytë të Xhou Pu Juanit interpretohet nga aktorja Drita Pelingu. Ajo na jep gruan fatkeqe, të lidhur pa dashuri, me një burrë që ka diferencë të madhe moshe, që jeton larg saj dhe vjen në shtëpi njëherë në dy vjet që e tiranizon me sjelljen e tij. Dëshira e saj për të jetuar ëndrrat për jetën e vërtetë bie në konflikt me botën e vogël e të molepsur të familjes së Xhouve.

Përpjekja e Fanit, për të dalë nga ky rreth i hekurt ku ka rënë, kalon çdo masë, gjë që do të thotë se ajo e kapërcen kufirin e së drejtës së vet. Atëherë kur orvatet të prishë dashurinë e Pengut me së Fengun. Gjendjen e brendshme dhe pozitën e Fanit, D. Pelingu e jep me një monotoni të akullt, m,e një 1qëndrim, në dukje të ftohtë. Një intepre4tim i tillë duke dashur të veprojë më shumë me nëntekstet me pauzat është natyrisht e pëlligjur mbasi në shtëpinë e Xhouve, njerëzit duhet ti nënshtrohen rregullave të ngurta që ka vendosur Xhou Pu Juani…

Në rolin e Së Fangut, vajzës fatkeqe paraqitet aktorja Afërdita Taçi. Në përgjithësi ajo na ka dhënë me lojën e saj të bukur një vajzë të thjeshtë të popullit, e cila ashtu si e ëma afro 30 vjet më parë ra viktimë e realitetit të rëndë në familjen Xhou…

Shfaqja e dramës “Shtërgata” me të cilën Teatri Popullor mbylli stinën e kaluar artistike i dha rast publikut të njihet me një nga veprat më të bukura të dramaturgjisë kineze.Ajo ishte një provë për trupën dhe njëkohësisht suksesi i parë i regjisores së re Drita Agolli. Së fundi, duam të shënojmë se përkthimi i dramës nga gjuha kineze prej Nazmi Qamilit dhe redaktimi i bërë nga shkrimtari Vedat Kokona kanë ndihmuar në të kuptuarit e drejt të veprës. Nga Mihal Luarasi/1963/