osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kur Italianët tentuan t’u ndalojnë shqiptarëve bixhozin edhe në shtëpi

Kur Italianët tentuan t’u ndalojnë shqiptarëve bixhozin edhe në shtëpi

Në muajt e parë pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, mbyllja e gjithë lojrave të fatit dhe ndalimi i kumarit në çdo ambient, ishte një prej urdhrave të bujshëm të mëkëmbësit të Viktor Emanuelit në Shqipëri, Françesko Jakomoni.

Por zbatimi i këtij urdhri dukej se qe i vështirë. Një varg shkresash të vjeshtës së ‘39-ës, dëshmojnë se sfida për t’i mbyllur të gjithë lojrat e fatit ishte e madhe. Një varg lokalesh e restorantesh ishin mbyllur e mbaheshin të bllokuara pasi i kishin kapur klientët e tyre në flagrancë duke luajtur kumar.

Por kjo luftë ishte shtrirë edhe më gjerë. As në shtëpi nuk mund të organizoheshin lojra të tilla. Një avokat në Durrës i cili mblidhte njerëz në shtëpinë e tij për të luajtur kumar, kishte rënë në sy të informatorëve, të cilët ksihin lajmëruar në Ministrinë e Brendshme këtë shkelje të rëndë.

Pas këtij informacioni, vetë ministri Maliq Bushati urdhëronte Prefekturën e Durrësit ta shihte këtë çështje. Pas hetimeve kishte rezultuar se lajmi ishte i vërtetë. Ja çfarë thonë ekzaktësisht këto dy dokumente:

Dokumenti i parë

Mbretnija Shqiptare, Ministrija P.Mbrendshme

Zyra sekrete

Nr.674

Tiranë, 7/XI/1939

Prefekturës Durrës

Kemi informata se shpesh herë, mbremane, shumë tregtarë mblidhen në shtëpinë e av.Sulo Bogdos ku lozin lodra fati.

Ata më kryesorët janë: Skënder Pojani, Lazer Dovana, Spiro Spiro, si dhe kryetari i Gjyqit Thanas Meksi. Megjithëse kjo ministri nuk beson se në atë shtëpi dhe ata persona të lozin kumar. Lutemi hetoni dhe nëse rezulton e vërtetë. Të këshillohen personat e përmendur si dhe ata që mund të frekuentojnë atë lokal me qëllim luajtjeje, që të rezervohen e të mos u japin shkak raportimeve.

Ministri Maliq Bushati

Dokumenti i dytë

Mbretnija Shqiptare, Prefektura e Durrësit

Nr.241

Durrës 19/XI/939

P.T.

Ministrisë së Punëve të Mbrendshme

Zyra sekrete

Tiranë

Përgjigje shkresës nr.674 dt.7 të këtij muaji.

Asht e vërtetë se në shtëpinë e Av.Sulo Bogdos në Durrës, shumë veta mblidhen e lozin lodra fati.

Sa për kryetarin e Gjyqit z.Thanas Meksi, mbas hetimeve të sigurta rezulton se nuk e frekuenton atë shtëpi.

Sul Bogdo u këshillue që të mos sjelli në shtëpi njerëz me qëllime lodre./tesheshi /a.ç