Një 28-vjeçar nigerian ka bërë një veprim të rrezikshëm. Teksa priste në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës “Eleftherios Venizelos”, ai u arrestua pasi u kap me kokainë.
Sipas mediave të huaja, i riu mbërriti në Greqi nga Beogradi, ndërsa transportoi me “metodën e gëlltitjes” 40 pako të improvizuara kokaine, me një peshë totale prej 420 gramësh, të cilat iu konfiskuan.
Ndër të tjera, sipas artikullit të publikuar nga mediat greke thuhet se i është konfiskuar edhe telefoni celular. Personi i arrestuar u dërgua në Gjykatën e Shkallës së Parë të Athinës.