osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kur flet zemra! Rasti i babait të Myrto Uzunit dhe pafuqia e varfërisë, i mungonin paratë për autobuzin dhe djali duhej të shtrihej në dhomën tjetër

Kur flet zemra! Rasti i babait të Myrto Uzunit dhe pafuqia e varfërisë, i mungonin paratë për autobuzin dhe djali duhej të shtrihej në dhomën tjetër

“Një ditë isha duke vrapuar në orën gjashtë të mëngjesit, ishte ftohtë dhe hunda më ishte skuqur. I thashë vetes se një ditë do të bëhesha i madh”. Kjo ishte vetëm një copëz e rrëfimit të jetës nga Myrto Uzuni. Nëse mendoni se e gjitha kjo është një sajesë apo zbukurim i vetë lojtarit për t’i dhënë më shumë jehonë dhe nota dramatike rrugëtimit të tij deri në shpalljen kampion në Spanjë, në fakt po gaboheni, rëndë madje.

Sigurisht që nuk është vetëm Uzuni dhe familja e tij që kanë kaluar në këto vështirësi, është rasti që gjejnë veten shumica e familjeve shqiptare në një vend ku rroga është e vogël dhe pagesat për të mbyllur muajin janë të larta. Kjo është arsyeja se pse jehona e suksesit të Myrtos ka vlerë të madhe, i jep shpresë çdo njeriu që mund t’i dilet edhe në rrethana të tilla, sepse ky shembull tregon se justifikimet nuk janë kurrë arsye e pranueshme për të treguar dështimin.

Në kohën kur Myrto Uzunin luante te Lokomotiva e Zagrebit, kemi zhvilluar një intervistë me babain e Myrtos, Artanin. Zemra i fliste dhe lotët nisnin që të dilnin në mënyrë të pakontrolluar në çdo rrëfim të së kaluarës.

Një ëndërr ishte ajo që e mbante gjallë Artanin: “Nuk dua të vdes pa e parë djalin tim të veshur me fanellën e Shqipërisë”. Kjo u realizua, por Myrto duket se nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. Artani na tregonte rastet kur zhvillohej një turne i rëndësishëm në Tiranë, por djali i tij nuk mund të shkonte dot pasi nuk kishte para.

Ai nuk mund të dorëzohej kaq lehtë, kërkonte para në të gjithë miqtë dhe të njohurit e tij, megjithëse merrte refuzime të shpeshta. E teksa kthehej kokë ulur në shtëpi, në dhomën tjetër gjendej Myrto, i cili qëndronte i mërzitur për situatën dhe i menduar për të ardhmen. Sigurisht, dhimbja më e madhe ishte e babait që nuk mund t’i plotësonte dot një dëshirë kaq bazike djalit të tij, por që në ato kushte, ishte mision i pamundur.

Kështu Artani hapte televizorin dhe shihte ndeshjet e yjeve të Europës, e donte me shpirt që djali i tij të ishte aty në një ditë, ndërsa në krahun tjetër shihte xhepat e boshatisur dhe ishte thuajse i dorëzuar, ndihej i pafuqishëm.

E teksa Myrto nisi që të bënte hapa të mëdhenj në Shqipëri, sërish në media askush nuk e përmendte. Arsyeja është e thjeshtë, familja e tij ishte e varfër dhe nuk kishte asnjë të njohur, as me gazetarët dhe as me ambientin e sportit. Duhet ta pranojmë, ky është realiteti, Myrto nuk ishte “markë”.

Përshembull, të gjithë flasin te Shqipëria për Marash Kumbullën dhe Berat Gjimshitin për shkak të ekipeve nga vijnë, megjithëse këta dy mbrojtës dhe veçanërisht Kumbulla ka bërë disa gabime që i kanë kushtuar në rezultat Kombëtares. Por askush nuk flet për Ardian Ismajlin, i cili që nga dita e parë kur shkeli në fushën e blertë dhe deri tani nuk ka bërë asnjë gabim me vlerë goli për kundërshtarët.

Edhe në kohën kur Myrto luante me Lokomotivën e Zagrebit ishte po e njëjta situatë. Sërish mediat shqiptare e injoronin. E teksa zgjodhëm që të bënim një shkrim ndryshe për Uzunin, asokohe, ishte vetë babai i tij që na kontaktoi: “Jam duke e lexuar dhe jam me lot në sy”.

Jo aq sa për vetë shkrimin, por më tepër për injorimin që i kishin bërë në gjithë atë kohë, Artani u emocionua kur ndieu se diçka kishte nisur që të lëvizte. Por ende situata nuk ishte më e mira e mundshme edhe në Kroaci, kampionati nuk ishte i nivelit më të lartë dhe nga krahu tjetër, ishin “shumë vrima për t’u mbyllur” në anën ekonomike.

Kohët ndryshuan shpejt dhe tani të gjithë nxitojnë që të marrin një intervistë me Uzunin, të gjithë nxitojnë që të marrin pak nga jehona e tij, të gjithë nxitojnë për të treguar se çfarë vlerash ka ky futbollist duke thënë se e dinin prej kohësh se ku do të shkonte. I veshur si një zotëri i vërtetë, babai i Myrto Uzunit shkoi në Spanjë para pak ditësh dhe festoi me djalin e tij shpalljen kampion në La Liga 2, në stadiumin që të gjithë thërrisnin emrin e djalit të tij, që e kanë heroin e tyre.

Gjithashtu Artani pa nga afër sesi djali i propozonte të dashurës në stadium dhe të gjithë mediat spanjolle, me fotografët, qëndronin aty për të shkrepur dhe filmuar çdo çast. Zemra iu mbush dhe kur kthen kokën pas, duhet shpeshherë që ta pickojë veten për ta vërtetuar që nuk është në një ëndërr të bukur nga e cila nuk duhet të zgjohet. /Sport Ekspres/