Edi Paloka, nënkryetar i PD-së, në rrjetin social facebook ka publikuar mesazhet që ka shkëmbyer me një figurë të njohur publike, por pa i përmendur emrin teksa e ka “provokuar” për kryeministrin Edi Rama.
Paloka shkruan se ka mbetur i befasuar me reagimin e tij. Teksa lexohen mesazhet e figures publike dhe te njohur por pa emer, ajo qe mund te themi eshte se me ne fund dhe Paloka vertetoi se ka pak fantazi.
Ne mungese te ndonje kauze per te bere nje deklarate politike si dite e diel qe eshte, ka gjetur kete menyre per te terhequr vemendjen!
Postimi i plotë i Palokes:
Rama personalisht , po dhe ata që paguan me paratë që na vjedh ne, këtë fundviti paskan vënë si objektiv të propagandës, paraqitjen e Ramës si qënie njerëzore “që ka dhe difekte, po nuk është aq i zi sa duket…” , madje , madje ka edhe halle që ne shqiptarët e rëndomtë as nuk ja shohim e as nuk i kuptojmë…!
Këtë herë nuk po e komentoj vetë këtë përpjekje të grimierëve për të fshehur të keqen nën pudrën e makiazhit, po vendosa të publikoj mendimin e një figure të mirënjohur intelektuale për qënien që kemi kryeministër.
Po e postoj sepse realisht më befasoi reagimi i tij ndaj një “provokimi” të vogël që i bëra.
Po komunikonim mbi një temë që kishte lidhje me artin e kulturën e jo me politikën. Unë qëllimisht “e provokova” për Ramën, që të shihja reagimin e tij.
P.S
Me që nuk i kam marrë leje , emrin nuk po e publikoj!
Po e postoj direkt me screenshot