Nuk janë thjesht bëma, janë edhe gjëma të një kamikazi të LSI-së, ish-kandidat për deputet, ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë.
Janë me dhjetëra tendera, janë me miliona euro të taksapaguesve shqiptarë, të cilat nuk u hetuan kurrë nga SPAK-u apo nga prokuroria për kallëzimet e bëra.
Vojo Bregu, “piranja” e administratës
Çohen dosjet dhe ato mbyllen.
Kush ia mbyll dosjet famozit Vojo Bregu, i cili tashmë është kthyer edhe në një producent televiziv.
A duhet SPAK-u të thërrasë Vojo Bregun, të hapë dosjen e tij, të kontrollojë pasurinë e tij.
Emisioni i “kamikazit” të tenderave abuzive/ Vojo Bregu nga SPAK, në media
Të gjitha çka ka bërë kur ka qenë zyrtar.
Pasuritë që ka sot, si u bë producent, cilat janë të ardhurat dhe kjo është e thjeshtë të bëhet, sepse institucionet hetojnë, akuzojnë mediat, portalet, ku i gjejnë të ardhurat, ku i gjejnë burimet.
Patjetër, të gjitha duhet të jenë të deklaruara, por një zyrtar si Vojo Bregu që ka firmosur tendera, duhet të jetë në prioritet të hetimeve nga SPAK-u.
SPAK-u duhet të na tregojë se ka “peshq të mëdhenj” të kapur prej tij, një nga ata është Vojo Bregu. Dikush mund ta konsiderojë edhe sardele.
Dalin në shesh bëmat e Vojo Bregut/ Kallëzohet në Prokurori për abuzime me tenderat
Nuk është i tillë. Është një “peshkaqen” i politikës. Është një zyrtar i lartë i Ministrisë së Bujqësisë, me dhjetëra tendera, me dhjetëra miliona euro e më pas një biznesmen e tani producent.
Përtej një emisioni, i cili kuptohet, bëhet nga gazetarët, problemi nuk është tek investigimet e tyre.
Ai emision duhet të vazhdojë, ai është një e mirë publike, por si mund të ndodhë që një shumë i dyshuar dhe i shumëakuzuar të jetë producent i një emisioni investigativ, është thuajse si rasti i të tjerëve të cilët mediat i përdorin për interesin e tyre, por janë pronarë, siç është rasti i Ylli Ndroqit, një pronar i një media e trafikant droge apo rasti i Irfan Hysenbelliut, një kapter në krye të medias.
Ndërsa, rasti i Vojo Bregut është një skandal i administratës së djeshme që nuk hetohet për pasurinë e tij, që nuk hetohet për bëmat dhe gjëmat e tij, por në finale kthehet në producent emisionesh investigative.
Këto spektakle ndodhin thjeshtë dhe vetëm në Shqipëri, nga individë të cilët kapin tentakulat e pushtetit apo kapin tentakulat e drejtësisë dhe i përdorin ato për interesat e tyre personale.
E kur duan të mbrohen prodhojnë emisione, bëhen producentë që dikush përballë të mos i hetojë apo t’i ketë frikë.
Tani është koha që mediat t’i qëndrojnë përballë Vojo Bregut deri ditën që prokuroria apo SPAK-u do tv hapë hetimet për pasurinë e Vojo Bregut për bëmat dhe gjëmat e tij./CNA.al