Kur damkën ta vendos populli. Dialog në pazar/ Tregtari: – Doni shushunja? Qytetari: – Nuk dua t’i shikoj as me sy, kam marrë tmerr nga shushunjat Berisha-Meta
Memo Aliaj
Kur po kalonim në zonën e “Pazarit të Ri” në Tiranë, dëgjuam dikë që thërriste me zë të lartë, duke treguar e tundur dy vazo qelqi, që i mbante në duar: – Hajde shushunja, shushunja speciale, ilaç që të shpëtojnë dhe rinojnë!
Ai thërriste pa pushim. Kur shikonte burra e gra me moshë e shëndet të madh, i ndiqte nga prapa, u afrohej dhe pasi u dilite para, u lutej të blinin shushunja. Këtë gjë bënte gjithë ditën, duke ofruar e shitur shushunja.
Dikush nga kalimtarët, që shitësi i shushunjave u afrohej, ndaloi dhe e pyeti: – Çfarë janë ato shushunja? Shitësi i nisi të ekspozonte mallin, duke rrotulluar vazot para syve të tij e iu përgjigj: – Po ke hall merri, këto janë shushunja extra nga Lushnja, që të bëjnë derman për trupin, të bëjnë të mos vuash kurrë!
Qytetari, pasi e vështroi disi, vuri buzën në gaz e i tha: – Edhe sikur të m’i falësh nuk i dua. kam shumë frikë nga ato, kam marrë tmerr nga shushunjat Sali Berisha e Ilir Meta, që nuk nuk na i kanë pastruar, por na i kanë pirë gjakun!
Ata që ishin rrotull e dëgjuan këtë dialog dhe nisën të qeshin, duke i quajtur Berishën e Metën edhe me etiketime të tjera si kriminelë, interesazhinjë, batakçinjë, agallarë, të pabesë, vrasës, papaskenistë, hajdutë, horra, krokodilë, anti-shqiptarë etj…
Këto etiketime që u bëhen këtyre dy shtetarëve, kanë të vërteta të shumta që populli i ka provuar dhe i ka paguar shumë shtrenjtë në këto 26 vite, duke përjetuar edhe akte tragjike si viti 1997, Gërdeci e 21 janari 2011, që janë bërë vetëm për interesat e mabjtjes së pushtetit dhe pasurimit të familjeve të tyre!
Pyetja që bëhet pas këtij episodi është kjo: – Përse shqiptarët, kanë nisur t’i quajnë Berishën e Metën edhe “shushunja”, që nuk ta pastrojnë, por ta pijnë gjakun?!
Besojmë, se lexuesit e “Pamfleti”, do japin përgjigje në komentet e tyre…