Sot, armiku kryesor i Sali Berishës është George Soros, të cilin e akuzon se qëndron pas shpalljes së tij ‘Non Grata’.
Mirëpo, duke se situata nuk ka qenë e tillë që në fillim. Gazetari Bledi Mane, ka publikuar një letër që Sali Berisha i dërgonte Soros për ta falenderuar për një donacion, ku mes të tjerave në letër e cilëson si “mikun e tij personal”, por edhe të Shqipërisë.
“I dashur Z.Soros. Po ju shkruaj para së gjithash për t’ju falenderuar për mbështetjen shumë të nevojshme të Fondacioni “Shoqëria e Hashur” i ka dhënë lëvizjes demokratike në Shqipëri, 120 tonët e lerës janë shembulli i ndihmës që fondacioni juaj dhe shtypi amerikan demokratik shqiptar në kohën dhe me qëllimin e duhur.
Nuk ka dyshime se kjo ndihmesë, ishte çelës për fitoren madhështore demokratike në zgjedhjet tona të fundit. 45 vjet të izolimit të shtetit mbi ekonominë e kanë lënë Shqipërinë në një nevojë të ngushtme për reformë të plotë ekonomike, politike dhe shoqërore të vendit.
Nuk ka asnjë dyshim se mbështetja juaj për një Grup Këshillimor pranë qeverisë shqiptare të luaj një roj të rëndësishëm në planifikimin edhe kryerjen e këtyre reformave. Si qeveria shqiptare ashtu edhe unë personalisht shpresojmë që ë kemi marrëdhënie të frytshme me fondacionin tuaj.
Kështu që unë ju ftoj me kënaqësi të madhe të vizitoni Shqipërinë si miku im personal. Shpresoj të shihemi së shpejti”, shkruhet në letrën e Berishës.