osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kur Basha i trembur nga prangat u ankua te ambasada e SHBA se po dilnin në shesh aferat me Fazlliç e vjedhja e Rrugës së Kombit! Berisha kërcënoi prokurorinë

Kur Basha i trembur nga prangat u ankua te ambasada e SHBA se po dilnin në shesh aferat me Fazlliç e vjedhja e Rrugës së Kombit! Berisha kërcënoi prokurorinë

Kreu i PD tani bën si trim dhe sulmon ndërkombëtarët se po heshtin përballë keqqeverisjes së Ramës. Kabllogramet e ambasadës së SHBA tregonin se Basha kërkonte mbrojtje tek amerikanët pasi kërcënohej nga burgu për aferën 230 milionë euro të “Durrës-Kukës” dhe sulmit të kundërshtarëve brenda PD për maskarallëqet që bënte bashkë me Fazlliç. Duke shfrytëzuar “shtetësinë” amerikane të konsorciumi Bechtel-ENKA, Luli e kishte kthyer ambasadën në kishë e xhami ku “lutej”për ndihmë. Berisha e ndihmonte duke sulmuar Ina Ramën

Lulzim Basha bën si trim në raport me ndërkombëtarët tani që është në krye të PD, pasi mendon se nuk pret ndonjë rrezik të madh brenda partisë. Duke qënë se të gjithë kundërshtarët i ka përjashtuar nga lidershipi i kësaj partie, ndërkohë që i ka përzënë nga nga Parlamenti që nga Topalli, Bregu e Patozi e deri tek Selami, Ruli e Bode, objektivi i vetëm është mbajtja nën kontroll e Sali Berishës.

Pavarësisht aleancave të ish kreut të PD me Metën, për ta vënë nën presion Bashën me kërcënimin se do ta zbojnë nga drejtimi i PD, Basha e di se Berisha për të shpëtuar veten dhe familjen nga burgu në pazar me Ramën, të vetmen “kamerdare” shpëtimi Lulin ka.

Madje dhe sulmet që i bëjnë kreut të PD për pakt me Ramën, pikërisht për t’i kujtuar pazarin e shpëtimit të familjeve nga burgu ia bëjnë, ndaj janë të gjithë në unison kundër reformës në drejtësi, duke filluar nga Berisha, Rama, Meta, Monika e deri tek vetë Basha.

Por ishte një kohë kur Lulzim Basha ishte i trembur nga zhvillimet në PD dhe sulmet që i bëheshin atëkohë kreut të sotëm demokrat për maskarallëqet që bënte, duke e goditur dhe për faktin se si i “përkëdheluri” i familjes së Berishës do të trashëgonte prej tij, drejtimin e PD.

Asokohe, një e dy dhe Basha e mbante vrapin në ambasadën amerikane, ku ankohej se nga brenda PD po e sulmonin fort, duke e diskretituar publikisht përmes lajmeve të shpërndara në media në lidhje me aferat e tij me serbo-boshnjakun Damir Fazlliç.

Nuk është shpikje një fakt i tillë, pasi në një nga kabllogramet e ambasadës amerikane në Tiranë për DASH flitet për marrëdhëniet brenda PD dhe sulmet e kundërshtarëve ndaj Bashës brenda kësaj partie.

Një nga këto kabllograme bën fjalë për kohën kur Lulzim Basha akuzohej për abuzimet me Rrugën e Kombit, me një vlerë vjedhjeje prej 230 milionë eurosh.

Ish ministri i atëhershëm i Transporteve i dërguar para drejtësisë për këtë abuzim, ishte vënë në shënjestrën e drejtësisë për ta arrestuar por që i shmangej me raporte mjekësore, ndërkohë që dhe kundërshtarët brenda PD nuk e kursenin.

Duke shfrytëzuar faktin se kontraktori për rrugën e kombit Bechtel Enka kishte dhe “shtetësi” amerikane, për Bashën kisha dhe xhamia ku “falej” ishte ambasada amerikane, duke kërkuar mbrojtje nga burgu dhe nga njerezit brenda PD.

Në kabllogramin e ambasadës amerikane për DASH nënvizohej se “telashet e zotit Basha janë komplikuar së tepërmi nga pozicioni në të cilin ndodhet në PD, me një rivale siç është kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila është duke pritur me gëzim se çfarë mund t’i ndodhë atij”.

Kabllogrami tregon edhe për një telefonatë të Bashës në nëntor me zëvëndësambasadoren, ku “me një ton gati histerik”, i përcolli shqetësimin se rivalët brënda PD i kanë dërguar medias të dhëna për lidhjet e tij me biznesmenin boshnjak, Damir Fazlliç.

Pra lufta për kreun e PD kishte nisur që në atë kohë, pasi në partitë autoritariste ballkanike, me një lider të fortë siç ishte Berisha, luftohej kush zinte vendin e dytë, përvojë kjo e trashëguar nga PPSH, kur dyshi i partisë zurin vendin e udhëheqësit komunist Enver Hoxha.

Ndërkohë që paktën 14 kabllograme të Ambasadës Amerikane përmendnin ndikimin e Damir Fazlliç në të gjithë punët e qeverisë shiptare të asaj kohe, përfshirë tentativat e kryeministrit Berisha për ta shpëtuar serbo-boshnjakun nga hetimet e prokurorisë shqiptare.

Për më tepër që në një nga kabllogramet zbulohet dhe se cili ishte qëllimi i daljes në një televizon të Damir Fazlliç, teksa në informacionin e përcjellë në SHBA thuhet se: “…Berisha organizoi fluturimin e Fazlliç për të ardhur në Tiranë dhe të jepte një intervisë televizive në televzion Klan.

Prokurorët që kishin nisur hetimin për pastrim parash ndaj Fazlliç kur mësuan për ardhjen në Tiranë formuluan një kërkesë për ta marrë në pyetje. Fazlliç u njoftua nga policia e cila e shoqëronte nëpër qytet…”.

Të gjithë e dinë se asokohe Fazlliç u shoqërua nga truprojat e Berishës dhe nuk u lejua të zbatohej urdhëri i prokurorisë për ta thirrur me forcë për të dëshmuar. Madje Berisha sfidoi dhe ish kreun e opozitës së asaj kohe Edi Rama, duke thënë se e kishte mik Damir Fazlliçin dhe do ta thërriste e të vinte në mes të Parlamentit e të mbante fjalim.

Ambasada e Tiranës ia komenton Uashingtonit këtë ngjarje bazuar në disa burime, se “sulmet ndaj Prokurores së Përgjithshme janë tentativë për nxjerrë nga binarët e hetimit një mori çështjes korruptive si Gërdeci dhe akuzat ndaj Lulzim Bashës për rrugën Durrës-Kukës. Duke ndjerë natyrën shpërthyese prej të tilla investigimeve, Berisha ka arsye përse ta shtojë presionin ndaj Prokurores së Përgjithshme”.

Ndërkohë që tani Basha akuzon partnerët ndërkombëtarë, mes të cilëve dhe SHBA se po heshtin përballë bëmave të Edi Ramës dhe nuk reagojnë. Pavarësisht se FBI ka një hetim për të. Basha tani bën si ai që kishte frikë errësirën dhe që të trembte frikën këndonte me zë të lartë për ti dhënë zemër vetes./Pamfleti