osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kur Alizoti akuzonte Lulzim Bashën

Kur Alizoti akuzonte Lulzim Bashën

Dje, është mbajtur Këshilli Kombëtar i PD, ku u zgjodhën strukturat drejtuese.

Tomor Alizoti i njohur si një nga kritikët e Lulzim Bashës ishte një prej emrave më të votuar në kryesinë e PD.

Ai shpesh e ka akuzuar Lulzim Bashën se po shkatërron Partinë Demokratike.

Kujtojmë, se në korrik të vitit 2017, Tomor Alizoti, dha dorëheqjen nga drejtimi i Departamentit të të Përndjekurve Politikë në PD, si dhe nga ajo e anëtarit të kryesisë, duke lëshuar një sërë akuzash në drejtim të Lulzim Bashës.

“Në përfundim të votimit të anëtarësisë së PD, për kryetarin e saj, po jap sot dorëheqjen time nga detyra e drejtorit të departamentit të ish- të përndjekurve dhe nga ajo e anëtarit të kryesisë. Unë, pas humbjes dramatike të PD-së mbrojta qëndrimin se z. Lulzim Basha ishte përgjegjës kryesor për këtë humbje dhe duhej të dorëhiqej në mënyrë që partia të niste një proces reflektimi dhe ringritjeje. Dorëheqja do të ishte një akt demokratik i nevojshëm dhe një pranim i vërtetë i përgjegjësive”, argumentonte Alizoti veprimin e dorëheqjes.

Në vijimësi Alizoti, ka akuzuar liderin demokrat Lulzim Basha. Sipas tij pas rikonfirmimit të Bashës në krye të Partisë, ai ka tradhëtuar demokratët.

Për më tepër ish-drejtuesi i Departamentit për të Përndjekurit në PD, Tomor Alizoti ka hedhur akuza të forta për PD-në, duke e quajtur parti e qendrës së djathtë të shitur tek persekutorët.