Prokuroria ka bërë me të vërtetë një punë të jashtëzakonshme. Ndryshimet e fundit tek Krimet e Rënda kanë përmbysur gjithçka.
Dosja e sasisë më të madhe të drogës kokainë të kapur në Shqipëri, ajo e mbi 613 kiliogramë të kapur dhe sekuestruar në portin e Durrësit tashmë është në fazën më interesate në saj të hetimit të thelluar.
Teksa dy persona kanë qënë që në fillim në burg, si dhe arrestimi në Gjermani i Arbër Kuliçit-Çekajt, pronarit të kompanisë së bananeve “Arbër Garden” në kontenierët e së cilës u gjet kokaina dhe ekstradimit të shpejtë në Shqipëri, radha tani i ka ardhur “kupolës” në Tiranë.
Bëhet fjalë për atë që ka drejtuar në terren gjithë trafikun e kokainës këtu e 13 vite me radhë, ish badigardin e Sali Berishës, njëherësh dhe ish zv.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Agron Kuliçi.
Ai është dhe dora e fshehtë e familjes Berisha në këtë trafik, dhe përmes kushuririt të tij Arbër Kuliçi-Çekaj që i themeloi kompaninë e bananeve “Arbër Garden” dhe e bëri pronar 20 vjeç, ka lëvizur tonelata kokainë nga Kolumbia dhe vendet e amerikës Latine drejt Shqipërisë e vendeve të BE.
Njëherësh radha i ka ardhur dhe pjesës fundore të mbylljes së skemës së trafikut të drogës dhe mbrojtjes ligjore, që është bashkëpatrioti i tij Besim Hajdarmataj, deri para disa javësh Kreu i Prokurorisë së Krimeve të rënda. Dhe për fat të keq vazhdon prokuror pranë kësaj prokurorie..
Agron Kuliçi dhe Besim Hajdarmataj janë “kupola” e dukshme e trafikut të kokainës, por dhe njerëzit që kanë të gjitha “kredecialet” e pronësisë dhe përfaqësimit të mbi 613 kilogramëve të kokainës të ndaluar dhe sekuestruar në portin e Durrësit.
Ndërsa Besim Hajdarmataj e ka liruar Arbër Kuliçin-Çekajn, bashkëpatriotin e tij, në një rast të ngjashëm kohë më parë me 80 kilogramë drogë, duke e mbyllur dosjen dhe duke ia hedhur fajin “prurësit” kolumbian.
Kështu që Besim Hajdarmataj ka qënë pjesa e fundme e drejtësisë që doli garant i trafikut kokainës nga Kolumbia, me argumentin se transportuesi kishte penalitete për trafikun e drogës dhe jo pritësi.
Porosia e Hajdarmatajt dhe Kuliçit për Kuliçin e vogël ka qënë që, vetëm të mos kapej gjatë marrjes në dorëzim, magazinimit e trafikut, pasi pjesa tjetër ishte e garantuar me mbrojtje ligjore.
Pra, Hajdarmataj prokurori që ka lënë të lirë trafikantin Arbër Çekaj pasi ka kapur mbi 80 kilogramë kokainë në kontenierin e tij, duke deklaruar se nuk kishte lidhje me çfarë i kishin futur në kontenierë, pasi ai kishte porositur banane nga Kolumbia.
Me të njejtin argument, nëse do t’i binte në dorë dosja e kokainës, e cila është tërësisht e tija bashkë me Agron Kuliçin dhe shefat e tyre mbi kokë, do të vepronte dhe me 613 kiliogramë kokainën e kapur në portin e Durrësit.
Fati ishte se Adriatik Llalla kishte ikur nga Prokuroria dhe në vend të tij ishte emëruar Arta Marku Kryeprokurore, e cila urdhëroi menjëherë hetimin e këtij trafiku me detaje.
Duke ia hequr nga duart Besim Hajdarmatajt mundësinë që ta merrte ai hetimin e saj dhe duke shuar shpresat se do të kalonte në heshtje dhe pa autor një trafik i tillë.
Tashmë Prokuroria po heton dosjen e trafikut të 613 kiliogramë kokainë të kapur në Durrës dhe nën hetim janë dhe ish badigardi i Berishës, njëherësh ish numri dy i policisë së Shtetit Agron Kuliçi dhe ish kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj.
Pritet që hetimi të garantojë dhe dënimin e trafikantëve të kokainës, ku një vend kryesor do të zërë dhe dënimi me burg i “kupolës” së drogës Kuliçi dhe Hajdarmataj./Pamfleti