Barcelona ka eleminuar Real Madridin në ndeshjen e vlefshme për gjysëmfinalen e Kupës së Spanjës. Në një mbrëmje të zjarrtë në Santiago Bernabeu Barcelona ka arritur të eleminojë galaktikët edhe pse ndeshja e parë do të mbyllej në barazim 1-1. Pjesa e parë do të mbyllej me rrjeta të paprekura, ndërkohë pjesa e dytë do të dhuronte plot 3 gola.
Fillimisht do të ishte Suarez i cili me anë të një aksioni spektakolar do të shënonte golin e avantazhit. Më pas në një aksion me protagonist kryesor Ousmane Dembele, mbrojtësi francez i Realit, Raphael Varane do të çonte topin në portën e tij. Serinë e golave do ta mbyllte Suarez, pas një penalltie të fituar po nga ai do të shënonte me një ”panenka” që do të shtangte gjithë Bernabeun.
Barcelona shkon në finalen e Kupës së Mbretit e cila do të përballet me fituesen e çiftit tjetër gjysëmfinalist Betis Sevilla- Valencia.